Maqedonia e Veriut me program solemn shënon 30 vjetorin e pavarësisë (VIDEO)

Maqedonia e Veriut sot shënon 30 vjetorin e pavarësisë. Me rastin e festimit të kësaj dite, sot në qendër të kryeqytetit parakaluan punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike, transmeton Portalb.mk.

Programi solemn me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë, filloi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 17:15 me performancë premierë në simfoninë “Ditë të bukura” nga Zhivoin Glishiq, e shkruar veçanërisht për këtë jubile.

Ceremonia drejtpërdrejt do të transmetohet në kanalin e parë të Televizionit Nacional dhe në Jutjub dhe Fejsbuk kanalet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Simfoninë “Ditë të bukura” do ta performojë Filarmonia e Maqedonisë së Veriut me dirigjenten Bisera Çadllovska.

Menjëherë pas kësaj do të fillojë pjesa e defilesë solemne para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do ta pasqyrojë shtetin tonë, tradita jonë multikulturore dhe përcaktimi ynë evropian, institucionet shtetërore dhe sektori civil, forcat e armatosura, shëndetësia, zjarrfikësit, bujqit, industria, sporti dhe kultura, si dhe prezantimi i shoqërisë sonë sot, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.

Pjesa ceremoniale e programit për shënimin e 30 vjetorit të Pavarësisë (në orën 18:30), do të fillojë me performimin e akteve artistike të Filarmonisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga performanca “Oda e gëzimit” nga Betoveni, me solistët vokal nga Opera dhe Baleti Nacional, Irena Kavkalevska –  meco sopran, Katerina Stojanovska – sopran, Gjorgji Cuckovski – tenor dhe Kristijan Antovski – bas, me koreografi të kyçur të pjesëmarrësve nga departamenti i baletit të Shkollës së Mesme të Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski – Lluj”.

Kjo pjesë e programit do të mbyllet me interpretimin e antologjisë “Aber doje Donke” e interpretuar nga Vllatko Stefanovski.

Programi me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë, më pas vazhdojë me fjalimet e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi (video fjalim) dhe me fjalimin e Kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev.

Menjëherë pasi të fillojë programi muzikor (në orën 19:30),  me një ansambël muzikor të këngëve të famshme të aranzhuara posaçërisht për këtë rast, të kënduar në gjuhët e shtatë bashkësive etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të interpretuar nga Vera Milloshevska – Josifovska, Jehona Shaqiri, Eleonora Mustafovska dhe Minela Bogdanovic, në produksion të Dimitar Dimovskit.

Në kuadër të programit kulturor-artistik më pas vijon performansa audiovizuale realizuar në objektin e Kuvendit, titulluar “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja” e Emil Petrov, Petar Xhon dhe Gligor  Postollovski.

Në pjesë përfundimtare të programit muzikor është paraparë interpretim i këngëve argëtuese antologjike që do t’i plotësojnë Miki Jovanovski Xhafer, Nikolla Perevski Pere, Tamara Todevska, Dëshira Ahmeti, Xhon Ilija Apellgren, Risto Vërtev, Svetllana Jovanovska, të shoqëruar nga Filarmonia e Maqedonisë së Veriut si dhe performancë instrumentale e këngës popullore shqiptare “Baresha”.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut, pavarësinë e saj e fitoi përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”,

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina.

Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas formoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Nën patronazh të KB-së, Shkupi dhe Athina filluan bisedimet për zgjidhjen e problemit dhe përfundimisht pas negociatave shumëvjeçare, vitin e kaluar më 17 qershor në Prespë u nënshkrua marrëveshje mes të dy vendeve për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Gjatë 28 viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia kaloi në një sërë problemesh dhe vështirësish.Inflacioni treshifror në fillim të viteve të 90-ta, embargoja greke, kriza kosovare e refugjatëve dhe konflikti në vitin 2001 ishin sfida të vërteta dhe kërcënime për shtetin e ri të Maqedonisë, që e ngadalësuan rrugën e saj drejt realizimit të qëllimeve strategjike – përforcimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro-atlantike.

Vitet e fundit i shënoi procesi i përshtatjes së legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, decentralizimi i pushtetit, reformat në mbrojtje të nevojshme për anëtarësim në NATO. Edhe krizat e fundit politike shkaktuan ngecje në procesin e eurointegrimeve, por u tejkaluan me marrëveshjen e Përzhinos, zgjedhjet parlamentare të dhjetorit dhe formimin e shumicës së re qeveritare.

Edhe përkundër plotësimit të të gjitha kritereve për anëtarësim të plotë në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht në prill të vitit 2008, Republika e Maqedonisë mori vetëm ftesë të kushtëzuar për anëtarësim, pasi Greqia për shkak të kontestit për emrin e bllokoi pranimin.

Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa vjet edhe rekomandim nga KE-ja për fillimin e negociatave paraqitëse me Unionin.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës u hap rruga drejtë NATO-s dhe BE-së. Vendi në mars të vitit 2020 duke plotësuar të gjitha proceset zyrtare u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button