Kiçeec dyshohet se ka tejkaluar me “Mercedes” në vija të plota dhe e ka shkaktuar aksidentin ku humbi jetën një 34-vjeçar

Gjykata e Gostivarit e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin fajtor në aksidentin rrugor që ndodhi javën e kaluar në rrugën Gostivar-Kërçovë, në të cilin humbi jetën një 34-vjeçar nga Gostivari, njofton Portalb.mk.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar deri të Gjykata edhe paraburgimin e të dyshuarit.

“Prokuroria Themelore Publike – Gostivar ka miratuar Urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një personi të dyshuar për veprën penale – Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, në bazë të nenit 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria.

Raportohet që i dyshuari Zoran MilevskiKiçeec, më 4 shtator duke lëvizur me veturën “Mercedes” në magjistralen Kërçovë-Gostivar, nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit. Ai gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe, ka tentuar në dy vija të plota të tejkalojë një veturë “BMW”, por në ato momente në kah tjetër ka lëvizur një veturë “SsangYong”

“Në fatkeqësinë, jetën e humbi një udhëtar në veturën “SsangYong”, a katër persona morën lëndime të rënda trupore, ndërsa tre, ndër ta edhe i dyshuari, u plagosën”, raportojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, aksidentin Kiçeec e ka shkaktuar gjatë kohës derisa ka qenë në pauzë të mbajtje të dënimit për rastin “Reket”. Sipas organeve zyrtare, ai me dokumente mjekësore ka marrë pauzë prej 1 muajve për t’i kryer kontrollet mjekësore.

Dënimin me tre vjet burg Kiçeeci e mori pasi u e pranoi fajin për marrje të shpërblimit për ndikimin e paligjshëm në rastin “Reket”, ku Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, dhe ish-prokurorja e PSP-së Katica Janeva u dënuan me disa vjet burg. Kiçeec tashmë ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit të tij me burg, duke marrë parasysh kohën e vuajtjes së tij nga tetori i vitit të kaluar, si në paraburgim efektiv ashtu edhe në arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button