Ministria e Shëndetësisë e RMV-së: 44,6 përqind e popullsisë mbi 18 vjet është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë informoi se, vaksinimi po zhvillohet me tempo të mirë në territorin e gjithë shtetit. Deri më 4 shtator, me një dozë të vaksinës kundër Covid – 19 janë vaksinuar 44,6 përqind nga popullsia e përgjithshme mbi moshën 18 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave të fundit, përfshirje më të madhe me një dozë të vaksinës ka në Negotinë 63,4 përqind, Kavadar 62,3 përqind dhe Ohër 61,4 përqind. Pas tyre, më shumë të vaksinuar me dozën e parë ka në qytetet Gjevgjeli 59,8 përqind, Berovë 56 përqind, Resnjë 57,2 përqind, Manastir 55,8 përqind, Resnjë 57,2 përqind, Pehçevë 53 përqind, Krushevë 52,3 përqind, Vallandovë 53,3 përqind, Shtip 51,9 përqind, Probishtip 50,5 përqind. Përfshirje mes 40-50 përqind të popullsisë të vaksinuar me të paktën një dozë ka në qytetet Demir Hisar, Veles, Sveti Nikollë, Koçanm Dellçevë, Kriva Pallankë, Strugë, Prilep, Makedonski Brod dhe Shkup, ndërsa përfshirje mes 30 – 40 përqind ka në qytetet Kërçovë, Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Strumicë, Tetovë, Gostivar, Radovish. Përqindje më të vogël të popullsisë së vaksinuar me të paktën një dozë ka në qytetet Gostivar 30,5 përqind dhe Dibër 31,7 përqind”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë për interesim dhe përfshirje në procesin e vaksinimit, veçanërisht të popullsisë më të re në periudhën që vijon.

“Virusi nuk i përjashton të rinjtë, ndërsa për këtë tregojnë numrat e analizave të fundit. Nevojitet që tani të rinjtë të kyçen në mënyrë aktive në përfshirjen me vaksinim dhe vetëm në atë mënyrë, me përqindje sa më të madhe të popullsisë së vaksinuar do të përforcojmë imunitetin kolektiv dhe së bashku do të krijojmë barrierë për çdo valë të ardhshme epidemiologjike të shkaktuar nga virusi”, kanë shtuar nga kjo ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button