Një muaj para zgjedhjeve filloi edhe rindërtimi i rrugës Tetovë-Sellcë

Sot, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe drejtori i Resurseve Energjetike të RMV-së, Bajram Rexhepi, shënuan rindërtimin i rrugës lokale Tetovë – Sellcë, prej dy kilometrave nga hyrja e fshatit deri tek lapidari ku ndahet rruga për në fshatin Llacë. Ky projekt financohet nga programi qeveritar i TAV dhe kap vlerën rreth 10 milion denarë, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi tha se ky është nënprojekt i financuar me mjetet nga kompania TAV.

“Jemi në rrugën e Sellcës e cila është në riparim e sipër. Është po ashtu pjesë- nënprojekt të cilin e financojmë nga mjetet e kompanisë TAV. Domethënë Komuna e Tetovës kur ka konkurruar për mjete, ka konkurruar me dy projekte por njëri projekt ka pasur edhe një nënprojekt dhe ajo nënkupton rikonstruimin në gjatësi prej afër rreth dy kilometra dhe është rrugës nga Sellca deri te lidhja me rrugën e re e cila është ndërtuar paraprakisht. Investimi për të cilin flasim kap vlerën prej 10 milion denarësh.” tha Teuta Arifi.

“Do bëhet riparimi dhe rikonstruimi i tërësishëm i rrugës prej te hyrja e fshatit Sellcë deri te hyrja e fshatit Llacë, me gjatësi prej rreth 1,6 km, që do jetë një projekt shumë i rëndësishëm për lidhjen e pjesëve të tjera të malësisë së Tetovës,” tha Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Energjetike të RMV-së.

Ndryshe, gjatë periudhës së fundit, nga korriku e këndej gjegjësisht tre muaj përpara zgjedhjeve lokale, Komuna e Tetovës ka bërë promovimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha, të cilat sipas premtimeve kohë më parë duhej të kishin mbaruar. Portalb pyeti kryetaren e Komunës së Tetovës, se pse në një periudhë kaq të shkurtër kohore promovohen kaq projekte të mëdha, Arifi tha se tani ka ardhur koha, sepse këta janë projekte të mëdha që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim dhe nuk mund të bëhen për një ditë apo një javë.

LEXO: Komuna e Tetovës në “ofensivë” me projekte në prag të zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button