Plevneliev: Liderët në Shkup të kuptojnë – nuk do të ketë zgjidhje me presion

Ish presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, në intervistë për emisionin “360 shkallë”, tha se beson që pas zgjedhjeve të nëntorit, të tretat me radhë këtë vit, vendi do të formojë qeveri politike. Për raportet maqedono – bullgare, Plevniev vlerëson se mund të normalizohen dhe se për këtë nevojiten hapa konkret nga Shkupi, mes të cilave, deklaratë e njëanshme në OKB, në të cilën do të sqarohet se Maqedonia e Veriut ka të bëjë me territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ish presidenti bullgar porositi që Maqedonia e Veriut të mos pres se vetëm presioni amerikan dhe evropian ndaj Sofjes do të japin rezultat.

“SHBA është partner strategjik. Por, SHBA është partner strategjik edhe i Bullgarisë dhe mos harroni se, Bullgaria blen avionë amerikan për një miliard dollarë, Bullgaria ka bërë gaz përçues për miliarda që gazi amerikan të mund të arrijë në Evropë. Kështu që, vetëm me presionin nga SHBA apo nga BE, ku – po, Republika e Maqedonisë së Veriut gjen mirëkuptim, ndërsa prej ku Bullgaria merr sinjale të qarta se duhet të arrihet zgjidhje, por Bullgaria është anëtare e BE-së. Zgjidhja është shumë elementare miq të nderuar dhe dëshiroj që udhëheqësia, liderët në Shkup të kuptojnë se me nuk do të ketë zgjidhje me presion. Nuk kishte me Greqinë, do të ketë as me Bullgarinë. Nëse shihni të kaluarën, para më shumë se 25 vite, liderët në Shkup kanë pasur mundësi të zgjedhin që të konfrontohen me Greqinë, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO – s, apo të përpiqen që me të të gjejnë zgjidhje për problemet”, tha Plevneliev.

Përndryshe më 22 qershor Bullgaria konfirmoi qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Vetoja bullgare megjithatë bllokoi të dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin eurointegrues.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button