Tetovë, në prag të zgjedhjeve filloi rregullimi i shëtitores të shtratit të lumit “Shkumbin” (Fotogaleri)

Sot, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi shënoi fillimin e rregullimit të shëtitores të shtratit të lumit Shkumbin nga ura te bulevardi Industrial deri te Mulliri në Çarshi të Epërme. Projekti është në vlerë rreth 23 milion denarëve dhe financohet nga programi qeveritar TAV. Nga ana tjetër, pjesa e lumit që gjendet ndër urën e Bulevardit Industrial, është në gjendje të shkatërruar me shtrat të ngushtuar dhe shumë mbeturina, për këtë Arifi për Portalb.mk para pak ditëve tha se shumë shpejtë do të fillojnë punët edhe për këtë pjesë.

Sot, filluan punimet për rregullimin e shëtitores në të dyja e shtratit të lumit Shkumbin në Tetovë, duke filluar prej te ura e bulevardit Industrial e deri te Mulliri në Çarshi të Epërme, në gjatësi të përgjithshme prej 1.6 km. Vlera e projektit është rreth 23 milion denarë dhe financohet nga programi qeveritar i TAV-it.

“Sot jemi këtu për të parë edhe punimet e filluara tani më të projektit të dytë të cilin e realizojmë me përkrahje të mjeteve të kompanisë TAV. Është fjala për gjatësi prej 1,6 km, rregullim i shtratit dhe i shëtitores së lumit. Kryesisht është fjala për rregullimin e shëtitores, ndriçimin, pesë kënde për fëmijë dhe në të njëjtën kohë shtrimi me pllaka begatoni dhe ndriçimi komplet i kësaj hapësire. Duke pasur parasysh faktin që gjatësia është nga pjesa e urës industriale deti te Çarshia e Epërme, është një lidhje e natyrshme me rrugën e Banjës, në fakt për të vazhduar mandej me rekreacionin dhe me ecjen. Sipas asaj që arrita të shoh nga ana e kompanisë, ata punojnë shpejtë dhe shumë shpejtë do e realizojnë këtë projekt.” tha Tetua Arifi

Ky projekt përfshin rregullimin e shtigjeve për këmbësorë, vendosjen e pajisjeve urbane (ulëseve dhe shportave për mbeturina), 5 kënde të lojërave për fëmijë, rregullimi i parqeve dhe gjelbërimit, si dhe vendosja e ndriçimit publik.

Rregullimi i shtretërve të lumenjve – premtim parazgjedhor

Rikujtojmë se në #Debatpërnime të organizuar nga Portalb.mk dhe partnerët Kallxo nga Kosova, Teuta Arifi  tha se rregullimi i shtretërve të lumenjve është një prioritet i rëndësishëm, veçanërisht pas vërshimeve dhe fatkeqësive të vitit 2015.

Lumi këto dy muajt e fundit që Portalb.mk e ka ndjekur rastin ka qenë i stërngarkuar me mbeturina, gjegjësisht në pjesën e Lagjes Dardania. 

Kështu duket pjesa e Lumit Shkumbin nën urën e bulevardit Industrial:

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, gjatë periudhës së fundit, nga korriku e këndej gjegjësisht tre muaj përpara zgjedhjeve lokale, Komuna e Tetovës ka bërë promovimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha, të cilat sipas premtimeve kohë më parë duhej të kishin mbaruar. Portalb pyeti kryetaren e Komunës së Tetovës, se pse në një periudhë kaq të shkurtër kohore promovohen kaq projekte të mëdha, Arifi tha se tani ka ardhur koha, sepse këta janë projekte të mëdha që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim dhe nuk mund të bëhen për një ditë apo një javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button