Zaev për diplomatin e arrestuar: Nuk i dimë detajet, por çdokush duhet të përgjigjet nëse e ka shkelur ligjin

Nuk duhet askënd ta shpallim fajtor përderisa ajo nuk dëshmohet, por nëse dikush e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet, tha kryeministri Zoran Zaev në lidhje me diplomatin i cili u arrestuar në Serbi, pas shpalljes së fletarrestit ndërkombëtar nga Armenia, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se pushtet nuk ka detaje për rastin dhe Armenia ka qenë vend i panjohur për ne dhe përderisa nuk kanë njohuri për lëndën nuk dëshiron të komentojë.

“Me që ka pranuar fletarrest ndërkombëtar, ajo do të thotë se një shtet veç më ka dhënë akt juridik, ajo është Armenia. Dhe ajo është dëshmuar vetëm në atë shtet. E drejta jonë është që fillimisht ta shohim lëndën dhe dëshmitë. Gjithçka që di unë është nga mediat, sepse ne nuk e kemi marrë lëndën dhe nuk është e imja që të komentojë detaje, por ajo që do të them është se çdokush duhet të përgjigjet nëse e ka shkelur ligjin edhe brenda edhe jashtë shtetit. Por, të shohim fillimisht se për çfarë bëhet fjalë, bëhet fjalë për shtet që nuk e kemi të njohur, nuk është nga fqinjët, nuk i dimë detajet. Unë për herë të parë mësova se aty ka pushtet që ndërrohet dhe një vëlla i një ish presidenti… me të vërtetë e kemi të panjohur madje edhe ne politikanët e lëre më qytetarët. Sa po t’i mësojmë detajet do t’i kumtohen opinionit”, deklaroi Zaev.

Kryeministri edhe sot përsëriti se, do të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, por përderisa dikush nuk i dorëzon materialet, shteti qëndron pas qytetarëve të tij. Gjithashtu, kujtoi se bëhet fjalë për diplomat i cili është aktiv nga koha e VMRO – DPMNE-së.

“Bëhet fjalë për qytetarin tonë dhe absolutisht ne qëndrojmë pas çdo qytetari derisa dikush nuk na i dorëzon materialet se ka bërë ndonjë vepër penale jashtë shtetit. E dyta, diplomatët një pjesë të punëve të tyre e kryejnë në shtëpi në MPJ dhe një pjesë në ambasadat tona, ato janë në nivel të ambasador – këshilltar, ambasador – bashkëpunëtor dhe ngjashëm. Ajo që e di është se ky njeri ka qenë mjaft aktiv edhe në kohën e VMRO – DPMNE-së dhe të Antonio Milloshoskit dhe të Nikolla Popovskit si ministër, atëherë ka qenë edhe i emëruar në OSBE sipas linjave të ndryshme. E shihni se edhe një person aktiv në kohën e VMRO – DPMNE-së, është dërguar më tej në misione”, tha Zaev.

Diplomati Mile Milenovski, i cili ka qenë zëvendësambasador i Maqedonisë së Veriut në OSBE në Vjenë, është arrestuar më 27 gusht në Serbi. Nga MPJ e kanë pezulluar funksionin e tij dhe thanë se ata nuk kanë qenë në njohuri për rastin deri sa nuk ka arritur njoftim nga Serbia për arrestimin. Gjithashtu, thanë se nuk kanë marrë as informatë zyrtare nga autoritetet në Armeni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button