Mariçiq i tregoi pesë gjykatat e para që do të digjitalizohen

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka mbajtur fjalim nëpërmjet video-lidhjes në ngjarjen e organizuar nga Instituti për Politika Evropiane (IPE) në temën “Gjyqësori digjital – era e re e reformave në sistemin gjyqësor maqedonas”, njofton Portalb.mk.

“Vetëm gjyqësori i pavarur dhe i paanshëm mund të jetë garantues për demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Për atë, si Qeveri dhe si Ministri e Drejtësisë treguam vullnet të fuqishëm politik, përkushtim për reformimin e sistemit gjyqësor dhe dëshirë për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore. Punojmë në realizimin e qëllimeve që i kemi vendosur para nesh dhe ngadalë, por sigurt tani rezultatet po shihen. Digjitalizimi në të cilin jemi të fokusuar në periudhën e kaluar, presim të kontribuojë ndaj rritjes së transparencës dhe hapjes së gjykatave, rritjen e efikasitetit të gjykatësve dhe gjykatave dhe mundëson qasje më të lehtë dhe më të thjeshtë deri te drejtësia dhe shërbimet”, theksoi ministri.

Çdo moment, ashtu siç theksoi Mariçiq, pritet që të arrijnë në shtet dy ekspertë nga SHBA në një turne nëpër gjykatat e vendit, me qëllim të specifikimit të plotë, pasi që çdo gjykatë, çdo gjykatore, ka edhe karakteristikat e saja, a përkatësisht me atë edhe nevoja për pajisje do të jetë e ndryshme. Të parat që do të pajisen janë gjykatat themelore të Shtipit, Kavadarit dhe Strumicës, por edhe Gjykata Penale dhe Civile e Shkupit.

Njëkohësisht ministri theksoi se po punohet në përgatitjen e platformës funksionale në të cilën do të publikohen të dhënat për punën e gjykatave në lidhje me punën e tyre kualitative dhe kuantitative (ndarja e lëndëve, mbarimi i lëndëve, kohëzgjatja e procedurave, anulimet etj.).

“Situata lidhur me KOVID-19 na drejtoi kah një mënyrë e re e kryes së detyrave tona të punës, që plotësisht është paraqitur nevoja që pjesa më e madhe e shërbimeve nga institucionet të merren nëpërmjet rrugës elektronike. Të gjitha proceset për shkak të varësisë së institucioneve mes veti dhe kompleksit të çdo sistemit juridik, përfshirë edhe tonit, janë detyrimisht të gjata dhe kërkojnë bashkëpunim më të madh përpara se të paraqiten para qytetarëve. Për atë, paralelisht punojmë edhe në planin interoperabil për komunikim të papenguar dykahësh mes gjykatave dhe institucioneve tjera”, tha Mariçiq.

Në këtë drejtim, ministri i Drejtësisë theksoi se Këshilli i TIK tanimë ka filluar me realizimin e aktiviteteve të parashikuara në planin operativ. Ndërinstitucionalisht, bashkë me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratën po kryhen bisedimet rreth ofrimit të shërbimit digjital për dhënien e vërtetimeve nga evidenca kundërvajtëse ose penale. Këto shërbime priten të jenë të qasshme fillimisht për personat fizik edhe atë në gjysmën e dytë të shtatorit.

Ndryshe, reformat në pushtetin gjyqësor vazhdojnë të jenë pika e zezë e të gjitha pushteteve të deritanishme, të cilat nuk arritën që ta ndajnë nga ndikimet politike. Pandemia e virusit korona i la në hije këto reforma, të cilat përveç se janë të rëndësishme për vetë funksionimin e shtetit ligjor, janë dhe kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button