Shilegov: Do të ketë ndryshim të plotë të regjimit në qendër të Shkupit me trafik të njëanshëm

Në qendër të Shkupit, do të ketë ndryshim të plotë të regjimit të trafikut me futjen e trafikut të njëanshëm, tha kryetari Petre Shilegov, të cilit iu kërkua të shpjegojë se si do të zhvillohet trafiku pasi paraprakisht deklaroi se rruga “Dame Gruev” (prapa Parlamentit ) nuk do të zgjerohet, transmeton Portalb.mk.

Shilegov thotë se asnjë ndryshim nuk do të ndodhë njëherësh, por do të realizohet paralelisht me futjen e “Bas rapid sistemit” (BRT).

“Do të kemi ndryshim të plotë të regjimit në zonën qendër të qytetit me trafik të njëanshëm siç ndodh në të gjithë botën, do të kemi gjëra për të cilat aktualisht punojmë, ato tashmë janë përfunduar në kuptimin e projektuar, mbesin vetëm tenderët për prokurim publik, por jemi në prag të zgjedhjeve, kështu që të mos tingëllojmë sikur premtojmë shumë për shkak të zgjedhjeve. Është një punë e vazhdueshme strategjike që unë si kryetar komun e kam krijuar. Është shumë e rëndësishme që këto procese të jenë paralele, gjegjësisht çdo ndryshim në trafik do të bëhet paralelisht me zbatimin e  bas rapid tranzitin. Pra, deri te ato ndryshime do të vijë me implementimin e tij, nuk do të ndryshojmë asgjë para kohe për të mos shkaktuar probleme në regjimin e përditshëm dhe funksionimin e njerëzve. Ashtu siç do të lëvizë BRT, ashtu edhe i gjithë qyteti do të ndryshojë për mirë”, tha Shilegov.

Projekti BRT parashikon dy linja, një nga Novo Lisiçe deri në Gjorçe Petrov dhe një tjetër nga Kisella Voda në Butel, kurse për atë qëllim është ngritur kredi prej 70 milion eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button