Çfarë thonë epidemiologët botëror: Varianti delta i koronavirusit, a e vrau ëndrrën e imunitetit kolektiv?

Derisa varianti delta i koronavirusit përhapet në të gjithë botën, ekspertët pyesin nëse dëshira për të zhvilluar imunitetin kolektiv përmes vaksinimit mbetet e realizueshme. Imuniteti kolektiv arrihet kur një pjesë e caktuar e popullsisë vaksinohet kundër një patogjeni ose e ka kaluar infeksionin, shkruan Panacea.

Nëse kjo është e realizueshme kur bëhet fjalë për COVID-19 për shkak të shfaqjes së vazhdueshme të varianteve më ngjitëse, është një pyetje e hapur.

“Nëse pyetja është ‘a do të kontrollojë vaksinimi vetëm pandeminë’, përgjigja është jo,” thotë Mircea Sofonea, epidemiolog francez dhe profesor në Universitetin e Montpellier.

Ai thotë se imuniteti kolektiv varet nga dy faktorë themelor.

“Këto janë infektiviteti i virusit dhe efektiviteti i vaksinave për të mbrojtur kundër infeksionit. Për momentin, ato efikasitet nuk ekzistojnë.”

Lloji Delta është pothuajse 60 përqind më i transferueshëm se varianti alfa dhe dy herë më infektiv se lloji origjinal, i cili u shfaq në fund të vitit 2019.

Sa më efektiv të jetë virusi në përhapjen e infeksionit, aq më i lartë është pragu për imunitet kolektiv.

“Teorikisht, kjo është matematikë shumë e thjeshtë,” thotë epidemiologu Antonie Flahault, drejtor i Institutit Francez të Shëndetit Publik.

Varianti origjinal i koronavirusit kishte një normë riprodhimi midis zero dhe tre, që do të thotë se një person i infektuar mund të infektojë deri në tre të tjerë. Nëse do të qëndronte kështu, imuniteti kolektiv do të arrihej pas vaksinimit të 66 përqind të njerëzve.

“Por nëse shkalla e riprodhimit është tetë, si tek delta, nuk i afrohet 90 përqind,” shpjegoi ai.

E gjithë kjo është e vërtetë, me kusht që vaksinat të jenë 100% efektive në ndalimin e variantit delta, por ne e dimë se, për fat të keq, ato nuk janë.

MBI 100 PËRQIND TË VAKSINUAR 

Sipas shkencëtarëve amerikanë, efektiviteti i vaksinave Pfizer dhe Moderna në parandalimin e infeksionit ka rënë nga 91 në 66 përqind që kur delta u bë varianti dominues.

Por studimet e fundit tregojnë se imuniteti i fituar nga vaksina bie me kalimin e kohës, disa vende tashmë kanë filluar vaksinimin me një dozë të tretë, ose dozë përforcuese.

Duke e marrë parasysh këtë, Sofonea thotë se më shumë se 100 përqind e njerëzve duhet të vaksinohen për të parandaluar transmetimin e virusit, i cili për arsye të dukshme është i pamundur.

“Delta mund të infektoj edhe ato që janë të vaksinuar, që do të thotë se kushdo që nuk është i vaksinuar do të hasë virusin në një moment.”

TË GJITHA PANDEMITË PËRFUNDOJNË 

Edhe, nëse qëllimi mitik i imunitetit kolektiv nuk është më në pyetje, ekspertët thonë se vaksinimi është më i rëndësishmi. Vaksina padyshim ofron mbrojtje të shkëlqyer kundër sëmundjeve më serioze.

“Shkencëtarët rekomandojnë vaksinimin e sa më shumë njerëzve”, tha Flahault, duke shtuar se me kalimin e kohës, të gjitha pandemitë përfundojnë.

Sofonea thotë se është ende e mundur që COVID-19 të bëhet sëmundje tjetër endemike, “por jo vetëm me ndihmën e vaksinave”.

Ai parashikon që edhe më tej duhet të mbahet maska dhe distanca fizike.

“Gjatë pandemisë së AIDS -it, kur shkencëtarët thanë “përdorni prezervativë”, shumë kush thanë, “OK, do ta përdorim atë për një kohë”, tha Flahault.

“Dhe në fund ata vazhduan t’i përdorin ato. Edhe në këtë rast, mund të ndodhë që ne të vazhdojmë të përdorim maskat ​​në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik për një kohë shumë të gjatë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button