Gjykatësi vendosi të përshpejtojë rastin “Toplik” – për dy muaj janë caktuar 15 seanca

Rasti “Toplik”,të cilin e hapi PSP, megjithëse ishte afër vijës së finishit, jo shumë kohë mëparë filloi nga fillimi. Rifillimi vijonte pas përfundimit të mandatit të njërit prej anëtarëve të jurisë, për çka u emërua një i ri, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e parë të përsëritur, të akuzuarit dhe avokatët e tyre nuk u pajtuan të lexojnë të gjitha provat dhe dëshmitë e dëshmitarëve të marrë në pyetje, me çka do të përshpejtohej gjykimin, por këmbëngulën që gjithçka të prezantohej përsëri, me çka tekstualisht binte në ujë gjithçka që deri tani ishte bërë në seancat e dy viteve më parë.

Si përgjigje të kësaj kërkese të mbrojtjes, gjyqtari Osman Shabani caktoi 15 seanca, 6 në shtator dhe 9 në tetor, me qëllim që të përshpejtohet sërish gjykimi dhe më shpejt të merret vendim i shkallës së parë.

Për shkak të përfundimit të mandatit të gjykatësit porotë, këtë vit, nga fillimi filluan dhjetëra raste, disa prej të cilave ishin hapur nga ish- Prokuroria Speciale Publike. Pikërisht për shkak të rrezikut të vonimit të procedurës, me fillimin e ri, gjyqtari Vladimir Tufegxhiq, prej para dy vitesh propozoi ndryshime në Ligjin për Procedurë Penale, të cilat do të parandalojnë vonesat e panevojshme të procedurave gjyqësore gjatë ndryshimit të një anëtari të jurisë.

Sipas nenit. 371 pika 2 të Ligjit për Procedurën Penale, në pjesën e vazhdimit të seancës kryesore, për shkak të ndryshimit të përbërjes së këshillit ose gjyqtarit të vetëm, zgjidhja aktuale ligjore imponon detyrim që këshilli të mund vendosë për dëshmitarë të caktuar dhe ekspertët të mos dëgjohen përsëri, por të lexojnë deklaratat e tyre të dhëna në procesverbalin e seancës kryesore paraprake, nëse ka pëlqimin e palëve.

“Konsideroj se ndryshimet në Ligjin për Procedurën Penale duhet të inicohen, duke përcaktuar në nenin 371 të LPP-së, që kur të ndryshohet përbërja e këshillit gjyqësor, procedura penale e filluar të vazhdojë pa probleme pas anëtarëve të rinj të gjykimit ekzistues, gjatë procedurës penale provat e paraqitura deri më tani  do t’u paraqiten atyre në seancë të mbyllur, për të cilën do të përpilohet raport për seancë të mbyllur të trupit gjykues, gjatë së cilës të fshihen zgjidhjet ligjore në këtë kuptim të cilat sigurojnë pëlqimin eksplicit të palëve në lidhje me riparaqitjen e provave tashmë të paraqitura”, sugjeroi gjyqtari Tufegxhiç, por ndryshime të tilla nuk janë bërë ende.

Sipas aktakuzës në rastin “Toplik”, i dyshuari i parë Mile Janakieski, si udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, formoi Komision të Ofertave Publike i cili e urdhëroi atë të zgjedhë një ofertues për blerje dhe posedimin e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Sun City” në Sopishte, edhe pse firma nuk i plotësonte kërkesat për një gjë të tillë.

Nga provat, sipas prokurorisë, del se për shkak të zgjidhjes së kontratës për faj të Ministrisë, ajo ka marrë përsipër shumën prej një milion eurosh për të paguar borxhin dhe kamatën ndaj personit juridik “Sun City”.

Në “Toplik” janë të dyshuar gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për shitjen e parcelës ndërtimore për ndërtimin e lagjes “Qyteti i Diellit” në Sopishtë të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button