ANALIZË:  Borxhi i jashtëm bruto afër 10 miliardë euro, cila është situata me borxhin publik! (Infografik)

Rritje e borxhit të jashtëm bruto dhe e borxhit publik, zvogëlim i borxhit shtetëror në fund të gushtit.  Të dhënat e reja tregojnë se borxhi i shtetit megjithatë është rritur në gjysmëvjetorin e parë ekonomik të vitit.  Ky trend është pritur, ekonomia është ende duke luftuar me kufizimet për shkak të Kovid-19, të cilat qeveria duhet t’i “amortizojë” përmes ndihmës dhe mbështetjes direkte, thonë ekonomistët. Sipas parashikimeve, borxhi i vendit do të rritet edhe vitin e ardhshëm – por pyetja kryesore për qëndrueshmërinë e financave është nëse do të realizohen përqindjet e parashikuara të rritjes ekonomike, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Me euro-kambialin e shlyer, u zvogëlua borxhi i shtetit, me të riun u rrit….

Të dhënat e reja nga Ministria e Financave tregojnë për sinjale të rimëkëmbjes ekonomike – të dhënat e tyre treguan se në gjysmën e dytë ekonomike të vitit pritet dalje nga “kriza”. Ata informuan se borxhi i shtetit në fillim të shtatorit në krahasim me situatën në fund të gjysmës së parë të vitit u zvogëlua për 3.9 për qind dhe tani ishte në nivelin prej 52%.

“Ky është rezultat i shlyerjes së euro-kambialit në vlerë prej gjysmë miliardë eurosh që ndodhi në korrik” – thonë nga Ministria e Financave.

Megjithatë, të dhënat mbi lëvizjen e borxhit të shtetit gjatë gjysmës së parë ekonomike tregojnë se janë arritur vlerat historikisht më të larta.  Sipas të dhënave të Bankës Popullore – borxhi i jashtëm bruto arriti në 84.5% të PBB-së në tremujorin e parë të vitit, deh konkretisht ai kap vlerën 9.8 miliardë euro. Krahasuar me situatën në fund të vitit 2020, borxhi i jashtëm bruto është rritur për 1.2 miliardë euro.

Një efekt në këtë rritje të huamarrjes nga jashtë ka euro-kambiali i fundit i emetuar nga Qeveria.

“Nëse nga borxhi përjashtohet efekti i aktiviteteve specifike për administrimin e rezervave devizore të bankës qendrore, borxhi bruto shënon një rritje tremujore prej 900 milionë euro. Ky ndryshim tremujor është rezultat i rritjes së borxhit publik dhe atij privat (për 599 dhe 302 milionë euro, respektivisht). Rritja e borxhit publik është për shkak të rritjes së detyrimeve të sektorit të “shtetit” për 600 milionë euro, duke pasur parasysh emetimin e euro-kambialit të ri, ndërsa detyrimet e bankave publike dhe ndërmarrjeve publike u zvogëluan për 3 milion euro” – shpjegojnë nga Banka Popullore.

Në Strategjinë Fiskale të majit të kaluar, qeveria parashikoi se borxhet e shtetit do të rriten këtë vit dhe vitin e ardhshëm, ndërsa “konsolidimi fiskal” pritet nga viti 2023 – kryesisht duke ulur deficitin buxhetor.

“Në periudhën 2022-2026, deficiti buxhetor pritet të lëvizë në kornizat e mëposhtme: nga 32,7 miliardë denarë në vitin 202222,5 miliardë denarë në vitin 2026. Kjo do të thotë se në këtë periudhë afatmesme, parashikohet konsolidimi gradual fiskal, gjegjësisht pjesëmarrja e deficitit buxhetor në PBB do të zvogëlohet nga 4,3% në vitin 20222.2% në vitin 2026. Financimi i deficitit të planifikuar, si dhe shlyerja e borxhit, do të sigurohet nëpërmjet huamarrjes nga burime të huaja dhe të brendshme” – thuhet në dokumentin e Ministrisë së Financave.

Sipas ekonomistëve, pritet që në kohë krize të gjatë dhe të thellë shëndetësore, shteti duhet të sigurojë kredi për të mbështetur dhe ndihmuar sektorët dhe aktivitetet e prekura, të sigurojë likuiditet për funksionimin e buxhetit, por do të jetë e rëndësishme nëse ritmi i huamarrja do të shoqërohet me përqindjet e planifikuara të rritjes që do të nënkuptojnë “qëndrueshmëri” të borxhit, komentojnë ekonomistët.

Edhe me përqindjet e parashikuara të rritjes më të larta se 5%, borxhi duhet të zvogëlohet në vitet e ardhshme, thonë analistët.

“Për sa i përket parashikimeve në lidhje me borxhin, unë mendoj se ato janë të sakta, por ato nuk pasqyrojnë sa duhet ambicien për të luftuar ekonominë në hije. Në fakt, një luftë vendimtare dhe sistematike kundër ekonomisë në hije do ta lehtësojë konsolidimin fiskal edhe pa ndryshime të tepërta në përqindjeve tatimore, dhe kjo është arsyeja pse ajo është e rëndësishme. “Në çdo rast, tendenca e autoriteteve fiskale duhet të mbetet për të zvogëluar borxhin nën 60% të PBB-së në një periudhë afatmesme” – deklaroi para do kohësh për Portalb.mk profesori Marjan Petreski.

Gjysma e parë ekonomike përfundoi me “kulmet” e reja të borxhit publik dhe atij shtetëror. Në fund të qershorit, borxhi publik arriti në gati 7,4 miliardë euro, ndërsa borxhi i shtetit arriti në nivelin prej 6,4 miliardë euro.

Analiza e strukturës së borxhit publik tregon se shumica ose 5.1 miliardë euro janë borxhe të jashtme, ndërsa 2,3 miliardë eurot e mbetura janë borxhe të brendshme. Në tregun e brendshëm, “kreditorët” më të mëdhenj shtetërorë janë bankat tregtare, kompanitë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve. Në ndërkohë, pavarësisht trendit në rritje të borxhit publik, agjencia e njohur “Standard and Poor” e ruajti vlerësimin për vendin, gjegjësisht e konfirmoi vlerësimin e kredisë BB- me një perspektivë të qëndrueshme. Ministria e Financave thotë se këtë vit do të arrihet përqindja e rritjes ekonomike prej 4,1%, kurse borxhi do të pozicionohet në 60% të PBB-së. “Standard & Poor” parashikon se borxhi i shtetit do të arrijë 58 për qind të PBB-së deri në vitin 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button