U regjistrua rritje e prodhimit të brendshëm bruto në Maqedoninë e Veriut, megjithatë në disa sektorë pati rënie

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë u regjistrua në përgjithësi rritje e prodhimit të brendshëm bruto për 13.1% (indeksi i vëllimit) në krahasim me tremujorin e parë, transmeton Portalb.mk.

“Shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e dytë të vitit 2021, është 13.1 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që në tremujorin e parë pati prodhim të brendshëm në vlerë 12 727 000 000 denarë, ndërsa në të dytin 13 988 000 000 denarë.

Raportohet që në tremujorin e dytë të vitit 2021, rritje është vërejtur në sektorët:

G, H dhe I – Tregti me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transport dhe magazinim; Objektet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 46.0%;

B, C, D dhe E – Minierat dhe guroret; Industria prodhuese; Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar; Furnizim me ujë; depozitimi i ujërave të zeza, aktivitetet e menaxhimit dhe përmirësimit të mbeturinave me 11.4% dhe

J – Informacioni dhe komunikimet me 5.7%

Ndërkohë, ulje është vërejtur në F-Ndërtimtari për 0.4% dhe R, S, T-Art, zbavitje, rekreim, etj. me 0.1%.

“Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 62.2 %, dhe te importi i mallrave dhe shërbimeve në mënyre nominale është vërejtur rritje për 64.4 %”, sqarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button