Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi cilat rrugë do të bllokohen më 8 shtator

Në lidhje me manifestimin për 30 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi që më 7 dhe 8 shtator do të ketë kufizime të disa rrugëve, transmeton Portalb.mk.

Duke filluar nga ora 11:00, Qeveria sqaroi që do të jetë e ndaluar për lëvizje bulevardi “Koço Racin”, “11 Tetori”, “Filipi i Dytë”, rruga “Mirce Acev”, “Dimitrija Cupovski”, “Dame Gruev” dhe bregu “13 Nëntori”.

“Më 8 shtator 2021 (e mërkurë), do të mbahet manifestimi qendror “30 vite pavarësi” dhe duke filluar nga ora 11:00 deri në mbarim të ngjarjes do të jenë të mbyllura për qarkullim”, sqarojnë nga Qeveria.

Qeveria përkujtoi që disa pjesë të komunikacionit do të jenë të kufizuar edhe një ditë më herët, të mërkurën. Policia sqaroi që për shkak të përgatitjeve për manifestimin në lidhje me Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorit, në qendrën e Shkupit, nesër më 07.09.2021 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, do të mbyllen për qarkullim këtë rrugë:

-Rruga “11 Tetori” dhe rruga “Dimitrie Çupovski” në drejtim të rrugës nga “Vasill Gllavinov” deri te rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, ndërkaq në drejtimin e kundërt do të jetë i hapur, kurse nga ora 15:00 komunikacioni do të bllokohet në të dy drejtimet.

– rrugët “Dame Gruev”, “Maqedonia” deri te udhëkryqi me rrugën “11 Tetori” dhe rruga “Filipi i Dytë” në drejtim të “13 Nëntorit” deri re rruga “11 Tetor” dhe rruga “11 Tetor” në drejtim të bulevardit “Koço Racin” deri te rruga “Dame Gruev”; do të mbyllen nga ora 23 të datës 07.09.2021 deri në ora 11:00 të datës 08.09.2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button