RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e benzinës dhe dizelit

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim me të cilin prej sonte në mesnatë do të rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 1.48 përqind, transmeton Portalb.mk.

Çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 dhe Eurodiesel (D-E V) rriten me 1 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet me gjysmë denari për litër.

Nga mesnata benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 72 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 74 denarë për litër. Dizeli në pompat e benzinës do të shitet për 63.50 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 63 denarë.

Me çmimet më të fundit të derivateve të naftës, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0.824 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 37.843 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button