Hulumtim për sigurinë e shteteve: Maqedonia ndodhet në vendin e 40-të në botë

Islanda është vlerësuar si vendi më paqësor në botë në vitin 2020, sipas të dhënave të publikuara në hulumtimin “Global Peace Index”, pozicion që e mban që nga viti 2008, pasuar nga Zelanda e Re, Danimarka, Portugalia dhe Sllovenia, transmeton Portalb.mk.

Paqja globale është përkeqësuar për të nëntin vit me radhë, këtë vit me 0,07 përqind. Sidoqoftë, ky është përkeqësimi i dytë më i vogël i vërejtur në hulumtimet e deritanishme.

Afganistani është akoma vendi më pak paqësor në botë. Tutje, në raportin e këtij viti, tetë nga dhjetë vendet më paqësore në botë ndodhen në Evropë, duke e bërë atë kontinent, rajonin më të sigurt në botë.

Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në vendin e 72 -të, që përbën përmirësim prej dy vendeve në krahasim me hulumtimin paraprak.

Nga vendet e rajonit, Kroacia renditet e 17 -ta. Maqedonia e Veriut është në vendin e 40 -të, Serbia në vendin e 44 -të, Shqipëria në të 48 -in, Mali i Zi në të 51 -in dhe Kosova në vendin e 80 -të.

Indeksi i vlerëson vendet bazuar në tre aspekte: siguria shoqërore, konfliktet e vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare dhe nivelet e militarizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button