Vdiq në moshën 54-vjeçare i besuari i Merkelit, Jan Hecker

Ambasadori gjerman në Kinë, Jan Hecker, ka vdekur papritur në moshën 54-vjeçare, pas vetëm disa javësh në pozicionin e tij, sipas një deklarate të postuar nga Ambasada Gjermane të hënën.

Hecker kishte punuar si këshilltar i politikës së jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel para se të merrte postin e tij të ambasadorit në Pekin më 24 gusht, transmeton Koha.net.

“Ne jemi thellësisht të trishtuar dhe të tronditur kur mësuam për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë”, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane. “Zemrat tona janë me familjen e tij dhe miqtë dhe kolegët e tij në këtë kohë”.

Rrethanat rreth vdekjes së diplomatit nuk janë bërë të ditura.

Hecker mori postin e tij si mbasadori i 14-të gjerman në Kinë në fund të gushtit. Para emërimit të tij, ai shërbeu si drejtor i Departamentit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Zhvillimit dhe kishte qenë këshilltar i politikës së jashtme të Merkelit që nga viti 2017, ka thënë ambasada në Pekin në llogarinë e saj zyrtare në Weibo.

E tronditur me vdekjen e tij u shpreh edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kur filloi rolin, Hecker ka thënë se qëllimet e tij për misionin e ri ishin “të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Gjermani-Kinë përmes punës sonë” dhe “të forcojë më tej dialogun dhe partneritetin”, shtoi ambasada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button