RMV, këtë fundjavë u zhvillua aksioni për vizatimin e grafiteve i titulluar “Kisela Voda Graffiti Jam” (Foto)

Në partneritet mes ekipit të Shkupit 2028 – kandidat për Kryeqytetin evropian të Kulturës, komuna e Kisella Vod;s dhe Grafiti Shop Hrom, gjatë fundjavës më 4 dhe 5 shtator realizuan aksionin e vizatimit të grafiteve me titull “Reçel grafiti Kisella Voda / Kisela Voda Graffiti Jam”, transmeton Portalb.mk.

“Ky aksion u organizua me rastin e emërtimit të ri “Murit ligjor –  Legal Wall” në Shkup për shfrytëzim të lirshëm nga artistët e rrugës për vizatimin e grafiteve, pikturimin e muraleve, etiketave dhe të ngjashme. Bëhet fjalë për mur në lagjen Pintija, në bulevardin Boris Trajkovski, në komunën e Kisella Vodës, në një gjatësi prej 70 metrash. Me këtë mur ligjor, komuna e Kisella Vodës mbështet drejtpërdrejt zhvillimin e kulturës urbane, siguron hapësirë ​​të re për krijimin dhe stimulon kreativitetin me shprehje të larmishme kulturore”, thonë nga Shkupi 2028.

Iniciativa për emërtimin e mureve ligjore në qytet e zhvilloi ekipi  Shkupit 2028 në bashkëpunim me përfaqësuesit e skenës së grafiteve në Shkup. Dy muret e para ligjore u instaluan nga Qyteti i Shkupit në korrik të këtij viti. Duke njohur rëndësinë e krijimit të hapësirave të reja urbane për artistët rrugor, komuna e Kisella Vodës nisi emërtimin e një muri tjetër ligjor, përcaktimi i të cilit realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe ekipin Shkup 2028.

Duke pasur parasysh se arti në rrugë, mbi të gjitha, vizatimi i grafiteve në pjesën më të madhe të botës, përfshirë edhe te ne, është i paligjshëm, muri i ri ligjor në Pintija është një hapësirë ​​tjetër ligjore për shprehje të lirë artistike, e cila është veçanërisht e rëndësishme për artistët e rinj të rrugës, të cilët në mur do mund që lirisht dhe në mënyrë të sigurt të zhvillojnë krijimtarinë dhe aftësinë e tyre për të vizatuar.

Në atë drejtim, realizohet edhe aksioni “Reçel grafiti Kisella Voda / Kisela Voda Graffiti Jam”. Në thirrjen e organizuar nga Grafiti Shop Hrom si pjesëmarrës në këtë aksion janë paraqitur 20 artistë nga Maqedonia të moshës 16 deri në 32 vjeç, të cilëve iu bashkuan disa artistë rruge nga Gjermania dhe Belgjika.

Ndër të tjera në aksionin e vizatimit të grafiteve, udhëhequr në moton “Miqësia” morën pjesë artistët: Zhuta Kuqa (Shtëpia e verdhë), Tac, Rask, Smooth, Esiem, Dig, Woo, Katma, Snake, Zork, Aris, Kiks, Bone, Janx, Maro, Cen2, Teazer, HoboGang. Përveç aksionit krijues “Kisela Voda graffiti jam” siguroi hapësirë ​​për shoqërim, socializim dhe bashkëpunim midis artistëve.

“Shpresojmë që këtë praktikë do ta ndjekin edhe komuna tjera në Qytetin e Shkupit dhe do të mundësojnë që së bashku të krijojmë qytet më të mirë dhe më të bukur duke krijuar hapësira të reja publike për krijim artistik”, thonë organizatorët.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button