RMV, edhe pak ditë kanë mbetur për kontrollimin e Listës zgjedhore, afati përfundon të enjten në mesnatë

Deri të enjten në mesnatë, qytetarët do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, ndërsa deri të shtunën në mesnatë (11 shtator) do të dorëzohen kandidaturat për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor. Pjesëmarrësit në zgjedhje i shpallin edhe kandidatët e fundit që do të përfaqësojnë, transmeton Portalb.mk.

Në Listën zgjedhore deri të shtunën, kontroll gjithsej kanë bërë gjithsej 12.128 persona, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Deri atëherë, janë paraqitur gjithsej 47 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 28 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista zgjedhore dhe 22 kërkesa për ndryshimin e të dhënave në listën zgjedhore.

Qytetarët të dhënat e tyre mund t’i kontrollojnë në njësitë dhe zyrat rajonale të KShZ-së, si dhe në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së tyre.

Lista zgjedhore më pas u dorëzohet partive politike, kurse në të duhet të përfshihen të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme për personat që kanë kërkesa për letërnjoftime të reja, nga Drejtoria për sanksione dhe nga MPPS për personat në shtëpitë e pleqve. Lista zgjedhore mbyllet më së voni deri më 24 shtator, kurse duhet të nënshkruhet më së voni deri më 1 tetor.

Partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i paraqesin kandidaturat e tyre në komisionet komunale zgjedhore deri në mesnatën e 11 shtatorit.

Fushata zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve vendore fillon më 27 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor në mesnatë.

Në këto zgjedhje, për herë të parë në vend, do të përdoren terminalet e gjurmëve të gishtërinjve. 200 të parët mbërritën në vend, ndërsa KShZ duhet të fillojë trajnimin për përdorimin e tyre. Kompania “Dermalog” të gjitha terminalet ne vend duhet t’i sjellë deri më 1 tetor.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button