Dimitrov: Nuk e di kush e ka vazhduar mandatin

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në facebook ka publikuar informacione në lidhje me diplomatin maqedonas Mile Milenkoski, i cili para disa dite u arrestua në Serbi. Dimitrov thotë se ai është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vijenë në vitin 2015, transmeton Portalb.mk.

“Ai është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vjenë në vitin 2015, kur MPJ është udhëhequr nga një ministër tjetër. Kërkesa e tij për të vazhduar mandatin është refuzuar nga ana ime”, shkroi Dimitrov.

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se institucioni që ai drejtonte, në vitin 2019 ka marrë indikacionet e para se po hetohej një grup i diplomatëve, në mesin e të cilëve është edhe Milenovski.

“MPJ-ja për hetimin e paralajmëruar me shkrim dhe në kohë ka informuar shërbimet e sigurisë, të cilët mes tjerash janë kompetentë për kontrolle dhe certifikata të sigurisë”, shkroi Dimitrov.

Zëvendëskryeministri aktual për Çështje Evropiane tha se MPJ nuk mund të tërheq pasaportën diplomatike, përveç rasteve kur diplomatëve u merret certifikata e sigurisë.

“Fletarresti nga Interpoli është lëshuar në shkurt të vitit 2020, pasi diplomati është kthyer nga Vjena dhe për këtë nuk ka pasur asnjë informacion në MPJ derisa kam qenë me detyrë atje. Si dhe pse është dërguar pikërisht ky diplomat në Mision në OSBE, nuk kam informacioni”, shkroi Dimitrov.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button