Lëvizja Besa zyrtarizoi kandidaturën e Senad Ametit për Komunën e Vrapçishtit

Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Senad Ametit për të marrë pjesë në garat e 17 tetorit, për të qenë kryetar i Komunës së Vrapçishtit, transmeton Portalb.mk.

“Në prani të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe sekretarit organizativ Adnan Azizi, sonte u mbajt kuvendi themelues i degës së Lëvizjes BESA për komunën e Vrapçishtit. Në mënyrë unanime nga ana e kuvendarëve, kandidat për kryetar komune, u votua magjistri i shkencave juridike Senad Ameti. Po ashtu me shumicë votash nga kuvendarët, për kryetar dege të Lëvizjes Besa në Vrapçisht, u zgjodh Aziz Idrizi.” thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button