Koalicioni ASh-AAA zyrtarizoi kandidaturën e Vullnet Murselit për Komunën e Tetovës

Aleanca për Shqiptarët ka zyrtarizuar kandidaturën e Vullnet Murselit për të marrë pjesë në garat e 17 tetorit, për të qenë kryetar i Komunës së Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, sonte zgjodhi Vullnet Murselin kandidat të koalicionit ASH-AAA për Komunën e Tetovës. Kuvendarët votuan mes dy kandidatëve, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli, pas çka të dy kandidatët u zotuan se do të punojnë bashkë për të arritur fitore në zgjedhjet lokale. Para zgjedhjes së kandidatit, kryetari i Aleancës për Shiptarët, Ziadin Sela tha se kuvendarët kanë zgjedhur mes më të mirëve dhe se pas këtij Kuvendi i pret beteja më e rëndësishme për fatin e këtij qyteti.” thuhet në kumtesën e ASh-së.

Murseli për momentin është drejtor i Sektorit për Implementimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të aspektit Social- në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut. dhe në të njëjtën kohë është pronar i laboratorëve diagnostik LAOR në Tetovë.

Nga ASh sot më herët njoftuan se fondacioni gjerman Konrad Adenauer trajnon kandidatët për kryetar komunash dhe disa nga kandidatët potencial për këshilltarë komunal, të kandiduar nga ASh-ja.

Kandidatët e tjerë të konfirmuar për Komunën e Tetovës deri më tani janë: Sadi Bexheti nga PDSH, Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button