Edhe Shaqiri kundër Messit?

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar miqësorja Kosova – Argjentina, nga Federata Futbollistike e Kosovës (FFK), po përgatiten sikurse ndeshja të luhet nesër. Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi ka bërë të ditur se gjithçka po shkon sipas planit, dhe se kësaj radhe nuk duhet paraqitur kurfar problemi dhe se FIFA dhe UEFA nuk do të pengojnë miqësoret e Kosovës.

Gjithnjë sipas Ademit në një intervistë dhënë në TV Klan Kosova, ai ka thënë se ditëve në vazhdim pritet ardhja e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili po vazhdon të zhvillojë bisedimet me krerët e Federatës së Futbollit të Argjentinës. Për këtë miqësore janë përmendur emrat si ai i Xherdan Shaqiri dhe kosovarëve të tjerë të cilët do të kishin shansin për paraqitje: “Ne do të shikojmë të gjitha mundësitë ligjore, që nëse munden të gjithë futbollistët kosovarë të luajnë në kombëtare. Kemi ftuar përzgjedhësin tonë që menjëherë të bëjë grumbullimin e futbollistëve dhe ju garantoj se do të ketë emra të mëdhenj në kombëtaren e Kosovës”, ka thënë nënkryetari i FFK-së, Ademi në TV Klan Kosova.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më datën 14 qershor në stadiumin “Andres Quintana Roo” në Cancun të Meksikës. Të parët këtë lajm e publikuan sajti meksikan “Record”, ndërsa të njëjtën gjë e konfirmon edhe ueb-faqja “El Diario Deportivo”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button