Pendarovski: Numërimi etnik duhet të shkojë në histori

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në lidhje me fillimin e regjistrimit të sotëm  tha se numërimi sipas përkatësisë etnike duhet të bëhet pjesë e historisë. Sipas tij narrativi politik i paraqitjes së regjistrimit si numërimi i maqedonasve dhe shqiptarëve është shumë i dobët për të provuar ta minojë operacionin statistikor, transmeton Portalb.mk.

“Nuk pres që për shkak të tensioneve politike dikush të mund t’i komprometojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, por situata paraprakisht nuk ishte e tillë. Ne nuk mund të dëshirojmë plotësisht të dalim nga ajo matricë e numërimit sipas përkatësisë etnike sepse në Kushtetutën tonë ekziston një dispozitë që të drejta dhe statuse të caktuara u përkasin atyre komuniteteve jo shumicë që janë së paku 20 për qind e popullsisë, kështu që është dispozitë e Marrëveshjes Kornizë, është dispozitë e Kushtetutës sonë, duhet ta respektojmë atë, përndryshe pajtohem siç kalojmë, së fundmi e festuam 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë, mendoj se numërimi vetëm sipas përkatësisë etnike duhet të bëhet pjesë e historisë.” tha Pendarovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button