Kosovë, 24 viktima dhe 890 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima, dhe 890 raste të reja me Covid-19 nga 10,614 testime të kryera, numri i rasteve aktive është 26,688, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1,712 pacientë të shëruar, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 123,852.

Sa u përket vaksinave, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër Covid-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës, ku deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button