Një muaj para zgjedhjeve lokale Tetova u bë me pishinë të mbyllur

Sot, një muaj para zgjedhjeve lokale, në Tetovë u bë promovimi i i pishinës së mbyllur në qendrën sportive ku të pranishëm ishin kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetua Arifi, një pjesë të ministrave nga ekzekutivi qeveritar, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Avni Rustemi dhe të tjerë. Pishina kap vlerën prej 43 milion denarëve dhe është financuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, transmeton Portalb.mk.

“Kjo pishinë e mbyllur për fëmijë dhe të rinjë është paraparë për të siguruar aktivitete shkollore, rekreative dhe sportive për stërvitje, por edhe për gara lokale në sportet e ujit. Objekti ka dimensione 20×30 m me një sipërfaqe prej 600 m2 e cila përmban: Aneks me dhomat e zhveshjes për djem dhe vajza, tualete dhe dushe. Dhomë makinerie në të cilën ndodhen pajisjet hidro- termale të makinerisë”, shkroi Teuta Arifi në rrjetin e saj Facebook.

Arifi gjithashtu njoftoi se pjesa kryesore në të cilën është vendosur shtrati i pishinës është me gjatësi 25 m, gjerësi 9 m dhe thellësi nga 0.80 m në 1.20 m. Ndërsa shtrati i pishinës është bërë me teknologjinë më të fundit të çelikut inox të petëzuar me membranë të fortë PVC.

Ndryshe, gjatë periudhës së fundit, nga korriku e këndej gjegjësisht tre muaj përpara zgjedhjeve lokale, Komuna e Tetovës ka bërë promovimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha, të cilat sipas premtimeve kohë më parë duhej të kishin mbaruar. Portalb pyeti kryetaren e Komunës së Tetovës, se pse në një periudhë kaq të shkurtër kohore promovohen kaq projekte të mëdha, Arifi tha se tani ka ardhur koha, sepse këta janë projekte të mëdha që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim dhe nuk mund të bëhen për një ditë apo një javë.

LEXO: Komuna e Tetovës në “ofensivë” me projekte në prag të zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button