Angleovski: Numri i viktimave në trafik në gusht është tre herë më i ulët se vitin e kaluar

 Zëdhënësi I Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angeloovski tha se numri i viktimave në gusht të 2021 është për tre here më i ulët se gushti vitit 2020, transmeton Portalb.mk.

“Falënderoj shumicën e qytetarëve që na janë bashkuar në përpjekjet tona për të siguruar rrugët në mënyrën më të sigurt të mundshme. Falënderoj gjithashtu oficerët e policisë, të cilët në temperaturat mbi 40 gradë çdo ditë kontribuuan për rrugë më të sigurta. Faleminderit gjithashtu për Këshillin Republikan për Siguri, me të cilët ne së bashku organizuam aktivitetet parandaluese. Në gusht të këtij viti ne kemi gjashtë viktima në aksidente trafiku, dhe në gusht të vitit të kaluar ishin 19. Ky është një reduktim serioz, por ne vazhdojmë me aktivitete intensive për t’i zvogëluar më tej këto numra dhe i bëj thirrje atyre qytetarëve që nuk i kanë respektuar rregullat, për t’u bashkuar me ne dhe të gjithë së bashku për të kontribuar në rrugë të sigurta. 2020 ishte viti më i sigurt për sa i përket numrit të vdekjeve në rrugë, por tetë muajt e parë të 2021 tregojnë se ky vit ka numrin më të ulët të vdekjeve në rrugë.” tha Angelovski.

Nga MPB thonë se për të zvogëluar më tej numrin e viktimave në aksidentet e trafikut, Ministria e Brendshme vazhdon me kontrolle të intensifikuara për të sanksionuar pjesëmarrësit në trafik që nuk respektojnë ligjin.

Ndryshe, sipas MPB-së gjatë ditës së djeshme, 518 shoferë u sanksionuan për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button