Osmani: Të arrestuarit i është ngrirë raporti i punës dhe është tërhequr nga detyrimet e tija në misionin e OSBE-së

Pas arrestimit të diplomatit në Serbi, ka reaguar Bujar Osmani i cili tha se arrestimi në një shtet tjetër i të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) shkakton paparashikueshmëri në punën e diplomacisë, por e dëmton besimin dhe autoritetin e MPJ-së, transmeton Portalb.mk.

Osmani nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij Facebook njoftoi hapat të cilat ka ndërmarrë në lidhje me arrestimin e të punësuarit në MPJ.

“E para, në përputhje me mundësitë ligjore, të të punësuarit i është ngrirë raporti i punës dhe është tërhequr nga detyrimet e tija në misionin e OSBE-së.

E dyta, fillova procedurë urgjente për formimin e grupit të punës, i cili duhet të kryejë revizion privat të situatave me certifikatat dhe dokumentacionet, me qëllim që të vërtetohet nëse ekziston kërcënim i caktuar imanent për sigurinë dhe besueshmërinë e shtëpisë (Ministrisë), veçanërisht kërcënim që lidhet me rastin në fjalë.

E treta, grupi i punës do të detyrohet të realizojë bashkëpunim ndër-resorial me shërbimet gjyqësore dhe ato të sigurisë, me qëllim të përgatitjes së një plani për kryerje të vetingut të jashtëzakonshëm të diplomacisë; ky grup pune do të duhet ta formojë edhe Komisionin ndër-sektorial i cili do të propozohet nga Qeveria, e cila gjithsesi do të duhet ta realizojë vetingun e jashtëzakonshëm, përmes procesit të certifikimit dhe kontrollit shtesë të sigurisë.

E katërta, do të kërkoj nga të gjitha pozicionet udhëheqëse, drejtorët dhe udhëheqësit e pozicioneve të ndjeshme, që vetë ta kalojnë procedurën e vetingut më të rreptë, përmes sistemit të certifikatave të NATO-s. Këtë proces planifikoj ta bëj të obligueshëm edhe në sistemin e mbushjes së vendeve të ambasadorëve.” shkroi Osmani.

LEXO: U arrestua diplomati maqedonas në Serbi, dyshohet se është Mile Milenkoski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button