fbpx

Selami apelon që të shmangen thirrjet për bojkot të regjistrimit

Ilmi Selami ,zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika nëpërmjet medieve u bëri thirrje qytetarëve që të mos i dëgjojnë thirrjet për bojkot, por të hapin dyert dhe të regjistrohen, transmeton Portalb.mk.

“Filloi uragani i regjistrimit të vitit 2021 sot në të gjitha 50 rajonet në Maqedoninë e Veriut, në ora 08:00 ka filluar regjistrimi dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator. Gjatë këtyre ditëve do t’ju trokasin në derë regjistruesit të cilët janë të autorizuar nga ana e Entit Shtetëror për Statistikë. Më e mira është të hapni derën të pranoni regjistruesit dhe të regjistroheni. Ky është një proces i cili shkon në interes të të gjithve. U bëj apel që të mos i dëgjoni thirrjet për bojkot që të mos i hapni dyert, por ta bëni të kundërtën hapni dyert në mënyrë festive të bëni regjistrimin, sepse ky është një akt patriotik me të cilën në Maqedoninë e Veriut pas 20 vitesh do të bëjmë regjistrimin e suksesshëm.” tha Selami.

Regjistrimi filloi sot në mëngjes në orën 8 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Autoritetet presin që do të merret një numër i saktë për popullsinë, ku janë të vendosur saktësisht, të dhëna të gjinisë, moshës, arsimit, strukturës ekonomike, numrit të objekteve dhe një pamje të kushteve të jetesës së popullsisë në mënyrë që politikat e ardhshme të mund të krijohen.

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga sot do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Ndryshe, regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button