Një tërmet tronditi zonën e Strumicës mbrëmë

Një tërmet me intensitet prej tre shkallëve sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në vend në zonën e Strumicës, ku u ndje edhe në Vallandovë dhe zonën përreth, transmeton Portalb.mk.

Rrjeti sizmologjik telemetrik, i mbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, regjistroi tërmetin mbrëmë në orën 23:33. Epiqendra ishte 120 km në juglindje të Shkupit dhe buroi nga zona e epiqendrës në Strumicë.

Tërmeti kishte një magnitudë Rihter ML3.0, dhe u ndje nga popullata e Strumicës, Valandovës dhe zonës përreth me një intensitet prej tre shkallëve sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button