Zjarret pyjore shkaktuan dëme prej 31,1 milionë euro, pyllëzimi i sipërfaqeve të shkatërruara do të zgjasë dy vjet

Përveç shkatërrimit të disa prej zonave më të bukura pyjore në vend dhe shkaktimit të dëmit prej rreth 31,1 milionë euro, zjarret që përfshinë vendin këtë vit shkaktuan një katastrofë të fondit pyjor dhe pyllëzimin e zona të shkatërruara do të duhen të paktën dy vjet, thonë për “Meta.mk” nga NP Pyjet Kombëtare, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Deri në fund të 15 gushti i këtij viti, është djegur sipërfaqe prej 9.907 hektarë në rreth 150 zjarre, gjatë të cilave është konstatuar se është djegur madje 448.087 metra kub masë druri. Për krahasim sa i përket ndotjes katastrofike të ajrit të shkaktuar nga këto zjarre dhe sa emetime të gazeve serë u liruan, gjatë gjithë vitin 2019 të gjitha amvisëritë që ngrohen me dru kanë përdorur masë druri prej 970.715 metra kub, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

“Pyje njëqindvjeçare u dogjën në zjarret në Maleshevi, në pjesët e larta të lokalitetit të quajtur Bajaz-Tepe, i cili ndodhet në segmentin midis Dellçevës dhe Pehçevës. Zjarri i fortë kaploi një front të madh dhe shkatërroi sipërfaqe të madhe. Është katastrofë e përmasave të mëdha dhe kjo ka shkaktuar jo vetëm dëme materiale, janë djegë koshere të bletëve dhe objekte të shumta, por dëmi ka edhe pasoja mjedisore dhe biologjike”, theksojnë nga NP “Pyjet Kombëtare”.

Ata shtojnë se në zjarret e mëdha, më së shumti janë djegur pyje me pisha dhe pjesë më të vogla me ah dhe lis. Zjarret u përqendruan kryesisht në Maleshevi, kurse zjarri përfshiu një nga zonat më të bukura malore midis Trabotivishtes dhe Istevniku i Vjetër në veri e deri në Maçevë dhe Pehçevë në jug, që është rreth 18 km larg.

“Ekspertët thonë se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe se ato nuk do mund të riparohen brenda një ose dy viteve. Nëse autoritetet fillojnë menjëherë me pastrimin e vendeve të djegura, atëherë do të jetë e mundur të fillohet me pyllëzimin e këtyre pjesëve. Megjithatë, siç thonë ekspertët, gjatë pyllëzimit, speciet që do të pyllëzohen do të duhet të ndryshohen, që të përzgjidhen specie që ndizen më vështirë dhe që përtërihen shpejt”, shpjegojnë nga NP“ Pyjet Kombëtare ”.

Përveç ndikimit jashtëzakonisht negativ të zjarreve në ndryshimet klimatike dhe ndotjen e ajrit, shkatërrimi nga zjarri ka bërë që pemët e djegura të jenë burim i dëmtuesve patogjenë. Gjithashtu, në zonat e djegura, mund të rriten proceset gërryese të tokës, mund të ketë çekuilibër të regjimit të ujit, humbje dhe shkretim të bimësisë.

Shërbimet e NP “Pyjet Kombëtare” po punojnë për mbledhjen e të dhënave nga të gjitha degët për të përllogaritur saktë dëmet nga zjarret, ndërsa Inspektorati për Pylltari dhe Gjueti duhet të përgatisë një vendim që do të detyrojë kompaninë publike të rehabilitojë terrenin dhe brenda dy vitesh të kryejë pyllëzimin.

“Gjatë përcaktimit të specieve të drurit për pyllëzimin e zonave të djegura, preferenca do t’i jepet specieve gjetherënëse autoktone në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e zjarreve me kësia përmasa në të ardhmen. Pyllëzimin do ta bëjmë nën mbikëqyrjen e ekspertëve. Gjatë pyllëzimit, përparësi do t’i jepet zonave gërryese, zonave pranë vendbanimeve dhe burimeve ujore”, shpjegojnë nga NP “Pyjet Kombëtare” në lidhje me planin për sanimin e zonave të djegura.

Ata shtojnë se është planifikuar bashkëpunim me pronarët e pyjeve private që u shkatërruan nga zjarret, në mënyrë që t’i përfshijnë ata në të gjithë procesin e restaurimit të këtij resursi të rëndësishëm natyror.

Pyjet mbulojnë 9.4 përqind të sipërfaqes së Tokës ose 30 përqind të sipërfaqes së përgjithshme të tokës, por dikur mbulonin deri në 50 përqind. Këtë vit numrat do të ulen edhe më shumë për shkak të zjarreve të mëdhenj. Pyjet janë një nga sektorët kryesorë që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Në vitet kur nuk ka zjarre të mëdha pyjore, sipas të dhënave në dispozicion për Maqedoninë Veriore, pyjet kanë ndikim pozitiv nëpërmjet thithjes së dyoksidit të karbonit që lirohet në atmosferë. Në të kundërt, në vitet si ky sivjet, kur shkatërrohen zona të mëdha nën pyje, drunjtë e djegur janë burim i ndotjes së ajrit dhe lirimit të sasive të mëdha të dyoksidit të karbonit, i cili nga ana tjetër është shkaku kryesor i rritjes së temperaturave mesatare të ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button