BDI e publikoi listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mblodhi sot Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Gostivarit. Gjatë këtij takimi, Ahmeti ka bërë një përmbledhje të vitit të kaluar nga aspekti i zhvillimeve politike aktuale në vend dhe në rajon.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me propozim të Ahmetit, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm unanimisht zgjodhën listën e kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Në vijim ju përcjellim listën e kandidatëve:

Ejup Abazi – Studeniçan
Suat Shaqiri – Çashkë
Hekuran Duka – Dibër
Erkan Arifi – Likovë
Nebi Rexhepi – Vrapçisht
Ramiz Merko – Strugë
Fatmir Izairi – Zhelinë
Besnik Emshiu – Bogovinë
Nuhi Neziri – Tearcë
Ali Jaoski – Pllasnicë
Arkin Jahii – Brvenicë
Blerim Bexheti – Saraj
Visar Ganiu – Çair
Fatmir Dehari – Kërçovë
Nevzat Bejta – Gostivar
Teuta Arifi – Tetovë
Ridvan Ibrahimi – Haraçinë
Kandidati për komunën Dollnen do të përcaktohet në ditët në vijim nga Ali Ahmeti.

Ndërsa bartës për listën e këshilltarëve në qytetin e Shkupit është përcaktuar, Adrian Muça.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button