Filipçe: Vaksinat e ulin rrezikun e vdekjes nga KOVID-19 për 20 herë

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe theksoi se vaksinat janë ato që do të na ndihmojnë që të kthehemi në jetën normale, i parandalojnë format e rënda të sëmundjesh dhe rrezikun nga vdekja, njofton Portalb.mk.

Motivim te qytetarët duhet të jetë fakti se vaksina e ul rrezikun nga vdekja për 20 herë, tha ministri.

“Përqindje shumë e madhe pacientëve të ri të diagnostikuar me KOVID-19, mbi 80% dhe prej atyre që janë në spital janë të pavaksinuar, që do të thotë se ky është problemi jo vetëm te ne, por gjithandej. Kemi biseduar edhe me kolegët në rajon, gjithkund spitalet janë të mbingarkuar me pacientë të pavaksinuar”, tha Filipçe.

Ai tha se është mjaft e mundshme që të ketë mutacione të reja të virusit, por vaksina është ajo që mbron dhe e zvogëlon rrezikun nga hospitalizomi dhe vdekja.

“Dhe kjo është mënyra që t’i kthejmë jetët në normalitet. Për fat të keq, shohim se kemi qytetarë të cilët ende nuk janë vaksinuar. Apeloj që të vaksinohen, kjo është mënyra që ta mbroni shëndetin, dhe dhe ne do ta mbrojmë sistemin nga valët apo mbingarkesat e mëtutjeshme”, tha Filipçe.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut sot informoi se vaksinimi në të gjitha pikat e shtetit po zhvillohet pa pengesa si dhe vazhdon edhe vaksinimi në terren. Deri në fund të ditës së djeshme gjithsej në RMV janë vaksinuar 741.533 qytetarë, prej të cilëve 564.488 me dy doza. Dje dozë të parë të vaksinës kanë marrë 4.251 qytetarë, ndërkaq gjithsej janë vaksinuar 13.219.

Me numrat e fundit 53% e popullatës mbi 40-vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 29% e popullatës mbi 18-39-vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës anti-kovid.

“Qytetarët pa termit të caktuar, vaksinohen në pikat e ekzistuese në shtet. Fëmijët prej 12 deri në 18-vjet vaksinohen me pajtimin e prindit. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë që të fitohet pandemia”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se vetëm me vaksinimin e plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe zvogëlohet gjasa nga sëmundja, por edhe vdekja nga e njëjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button