fbpx

Lëvizja Besa zyrtarizoi kandidaturën e Fadil Zendelit për Komunën e Gostivarit

Partia Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Fadil Zendelit për të marrë pjesë në garat e 17-të tetorit, për të qenë kryetar i Komunës së Gostivarit, transmeton Portalb.mk. 

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Arjanit Hoxha, anëtarit të kryesisë qendrore, Arafat Shabani sonte u mbajt Kuvendi themelues i degës së Gostivarit. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Arben Ademin dhe kryesinë e degës. Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit zgjidhet deputeti dhe nënkryetari Fadil Zendeli”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button