Në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar 795 mijë banorë aktiv, 75% në sektorin privat, gjysma me arsim të mesëm

Në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar 795 271 qytetarë, 597 741 prej të cilëve në sektorin privat, transmeton Portalb.mk. Në kuadër të të punësuarve, 11 046 janë pa arsim fillor, 103 749 me fillore, 443 510 me arsim të mesëm, ndërsa 219 913 me arsim të lart.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2021, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut numëron 945 412 , prej të cilëve të punësuar janë 795 271, ndërsa të papunë janë 150 141 persona”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që 59.01% e të punësuarve janë meshkuj, ndërsa 63.9% e të papunëve janë meshkuj.

Raportohet që në Maqedoninë e Veriut ka 1 681 862 banorë që përfshihen në popullsinë e aftë për punë, ndërsa 945 412 bëjnë pjesë në popullsinë aktive.

“Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.2, shkalla e punësimit 47.3, ndërsa shkalla e papunësisë është 15.9”, raportojnë nga Enti.

Në industrinë përpunuese janë të punësuar 156 256 banorë aktiv, 120 782 në tregtinë me shumicë dhe pakicë, 93 072 në bujqësi, pylltari e peshkim, ndërsa në arsim janë 50 567 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button