Në lidhje me vaksinimin e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, KEMM-ja ka një kërkesë deri te mediat

Informimi në lidhje me procesin e vaksinimit duhet të përfshihet në mediat e vendit me një përgjegjësi, kërkoi Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), transmeton Portalb.mk.

“Mediat të njoftojnë me përgjegjësi, dhe të mos promovojnë shkeljen e masave mbrojtëse. ​Në rrethana kur vazhdimisht rritet numri i personave të cilët janë të sapo infektuar me virusin korona, nga mediat pritet që në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në angazhimet për rritje të besimit të qytetarëve në masat për mbrojtje të shëndetit të tyre, përmes informimit korrekt, të balancuar dhe profesional”, deklarojnë nga Këshilli.

Këshilli sqaroi që informimi me përgjegjësi duhet të përfshijë përveç vaksinimit, edhe masat tjera mbrojtëse.

“Çdo shfrytëzim i mediave si platformë për shpërndarjen e apeleve të individëve dhe grupeve të cilat thirrin në shmangjen e masave për mbrojtje është në kundërshtim me rolin e tyre si aktor të rëndësishëm në adresimin e dezinformatave dhe propagandës”, deklarojnë nga Këshilli, duke theksuar se burimet e informative të sakta do të ndihmojnë qytetarin në marrjen e vendimeve racionale.

Ndryshe, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerësoi që lufta ndaj dezinformatave duhet të bëhet përmes publikimit të informacioneve të sakta nga Qeveria.

“Lajmet e rrejshme dhe dezinformatat, ishin dhe janë aktive kur është në pyetje pandemia me Kovid-19 dhe veçanërisht në periudhën aktuale kur në vend po zbatohet vaksinimi masiv, i cili po pengohet me dezinformata”, deklaroi Koordinatorit nacional për komunikim strategjik, Marjan Zabranec, duke vlerësuar që Qeveria dhe organizatat duhet të jenë më aktive në luftën kundër këtyre fenomeneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button