Rrëmbimi i kafshëve shtëpiake në Angli vepër penale

Rrëmbimi i kafshëve shtëpiake do të shpallet krim në Angli pas raportimit për rritje të vjedhjeve gjatë mbylljes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Vjedhja e kafshëve shtëpiake aktualisht trajtohet si humbje e pronës së pronarit, por ministrat duan që ligji i ri të njohë stresin emocional që mund të shkaktojë.

Është zbuluar se vitin e kaluar gjatë mbylljes u raportua vjedhja e rreth 2.000 qenve.

Grupi i punës, i përbërë nga zyrtarë qeveritarë, policë, prokurorë dhe autoritete vendore, mori dëshmi nga grupet e mbrojtjes së kafshëve, aktivistët e fushatës, akademikë dhe ekspertë të tjerë.

Raporti i tyre zbuloi se 7 nga 10 vjedhjet e kafshëve shtëpiake të regjistruara nga policia përfshinin qen.

Nuk dihet se cili mund të jetë dënimi maksimal për krimin e rrëmbimit të kafshëve shtëpiake sipas ligjit të ri.

Megjithëse sipas Ligjit për vjedhje të vitit 1968 parashikohet maksimum 7 vjet burg, ministrat thonë se ka pak prova për të aplikuar në këtë rast, pasi ashpërsia e dënimit përcaktohet pjesërisht nga vlera monetare e sendit të vjedhur.

“Vjedhja e kafshëve shtëpiake është një krim i tmerrshëm që mund të shkaktojë shqetësime të mëdha emocionale për familjet ndërsa kriminelët pa ndjenja mbushin xhepat e tyre. Ligji i ri për rrëmbimin e kafshëve shtëpiake njeh se kafshët janë shumë më tepër se prona dhe se policisë do t’i japë duart e lira për t’i nxjerrë këta persona para drejtësisë”, tha Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button