Ajri i ndotur vrasës më i madh se duhanpirja, aksidentet ose HIV / Sida

Ajri i ndotur po shkurton jetën e miliarda njerëzve në planet – në disa raste deri në gjashtë vjet, duke e bërë atë një vrasës më të madh se duhanpirja, aksidentet ose HIV / AIDS, tregojnë hulumtimet e reja, transmeton Portalb.mk.

Siç raporton gazeta britanike “Guardian“, fajtori më i madh për ndotjen e ambientit është djegia e qymyrit, kurse më e prekura nga ajri i ndotur është India, banorët e së cilës, mesatarisht, vdesin gjashtë vjet më herët. Megjithëse Kina ka zvogëluar në mënyrë drastike ndotjen e ajrit në 10 vitet e fundit, ajo ende po bën të vetën, duke shkurtuar jetëgjatësinë e njerëzve me 2.6 vjet.

Shkencëtarët në Universitetin e Çikagos, të cilët përpiluan Indeksin e jetëgjatësisë për shkak të cilësisë së ajrit – Air Quality Life Index (AQLI), paralajmërojnë se ajri i ndotur është kërcënimi më i madh i jashtëm për shëndetin e njerëzve në planet, ndërsa kjo gjë sot nuk menaxhohet siç duhet ose nuk i jepet vëmendje e duhur.

Sipas këtij indeksi, në nivel global, çdo banor i Tokës po përjeton shkurtim të jetëgjatësisë prej 2.2 vjet me nivelin aktual të ndotjes së ajrit, kurse e gjithë kjo së bashku sillet në një total prej 17 miliardë vitesh të humbura.

“Çfarë tjetër në planet rrezikon që njerëzit të humbasin 17 miliardë vjet? Çfarë është më dramatike, ne nuk e lejojmë të ndodhë, por e shkaktojmë atë. Gjëja më e habitshme është se ka vende të mëdha ku, në thelb, kombinimi i fuqisë dhe normave shoqërore i bën njerëzit të jetojnë në mënyrë dramatike më të shkurtër dhe më të dhimbshme”, tha profesori Michael Greenstone, i cili me kolegët përpiloi edhe raportin për indeksin.

Ata e vlerësuan edhe shtrirjen e jetëgjatësisë që do të ndodhte në shumë vende nëse vendosnin të zvogëlonin ndotjen e ajrit në nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në Indi kjo do të sillte 5.9 vjet jetë më të gjatë – tani në veri të këtij vendi nënkontinent rreth 480 milionë njerëz thithin ajër të ndotu 10 herë më shumë se kudo tjetër në Tokë.

Sa i përket Maqedonisë, sipas indeksit, për të cilin janë përdorur të dhëna deri në vitin 2019, situata është normale, kushtet e OBSH -së janë plotësuar dhe ndotja e ajrit nuk ka pothuajse asnjë efekt në shkurtimin e jetëgjatësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button