Kamçev mbetet në Shutkë, Gjykata Penale ia refuzoi garancinë prej 1.8 milion euro

Biznesmeni Orce Kamçev mbetet në paraburgim në burgun e Shkupit, pasi Gjykata Penale hodhi poshtë garancinë e tij të fundit prej 1.8 milion euro. Informacionin për “Fokus” e konfirmuan nga Gjykata Penale, ku shtojnë se Kamçev ka të drejtë të ankohet para Gjykatës së Apelit, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Penal, duke vepruar sipas propozimit të mbrojtjes për të cilin interesoheni, mori vendim të shkallës së parë me të cilin propozimi për heqjen e masës së paraburgimit dhe zëvendësimin e një mase tjetër për sigurimin e pranisë refuzohet. Palët kanë të drejtë të apelojnë kundër këtij vendimi brenda 3 ditëve në Gjykatën e Apelit në Shkup”, u përgjigjën nga gjykata.

Kamçev së fundmi paraqiti garanci të re në gjykatë, me të cilën kërkonte lirimin nga paraburgimi, të shqiptuar për rastin “Parcelat në Vodno”. Garancia përbëhej nga pronë me vlerë 1.7 milion euro dhe 200.000 dollarë para të gatshme. Bëhet fjalë për pronë të një anëtari të familjes së tij të ngushtë. Siç mësohet jozyrtarisht, në pronën e ofruar kishte edhe shtëpi, e cila ishte dhënë me qira deri në vitin 2025 në një ambasadë të huaj. Nga Prokuroria reaguan edhe më herët dhe dhanë mendim negativ për garancitë e paraqitura nga biznesmeni, pasi një pjesë e pronës që ai kishte premtuar tashmë ishte e ngarkuar me hipotekë, ose nuk është me “listë të pastër prone”, gjegjësisht nuk përputhet me atë që është regjistruar në kadastrës.

Në seancën e fundit për rastin “Parcelat në Vodno”, biznesmeni deklaroi se nuk ishte fajtor dhe se akuza ndaj tij është hakmarrje për rastin “Reket”.

Për veprën penale që i ngarkohet Kamçevit dhe të akuzuarve të tjerë, “Pastrim parash”, atyre iu kërcënohen burgim nga 1 deri në 10 vjet. Kjo do të thotë që nëse dikush pranon fajësinë në seancën tjetër, mund të “tërhiqet” me një vit burg.

Ish -kryeministri Nikolla Gruevski është i akuzuari i parë, kurse të akuzuar janë edhe Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq dhe Jordan (Orce) Kamçev, nëna e tij Ratka Kamçeva dhe ish -kreu i DSK -së, Saso Mijalkov.

Sipas aktakuzës, Gruevski akuzohet për veprat “pastrim parash dhe blerje dhe fshehje e paligjshme e pronës”.

Kumbari i tij Novaçevski, biznesmenët Josifoviq, Jordan Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “pastrim parash”, ndërsa kushërira e parë e Gruevskit dhe ish drejtori i DSK-së, Mijallkov, akuzohet për “ndihmë në veprën penale pastrim parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale”.

Rasti e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa prokurorja e rastit është Lile Stefanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button