Duke shfletuar veprën e Dino Buzzatit “Gruaja me flatra”

Duke ndejtë përballë njëri tjetrit, babë e birr, të dytë njohës të shkëlqyer të gjuhëve të huaja, njeri gazetar, përkthyes, tregimtar, novelist e romansier, tjetri përzgjedhës i fortë i veprave monumentale, realiste të shkëlqyera për botën, Dino Buzzati i reflektoi me një shikim mikroskopik  ambientin ku ka jetuar e vepruar. Këta të dy, Zija Çela me Dritan Çelën, në përzgjedhjen e tyre, sollën një vepër me karakter monumental, kështu e pasuruan historikun e autorëve më eminent të letërsisë jo vetëm italiane, botërore, por edhe letërsinë tonë shqipe.

Vepra nis me …një tregim të çuditshëm të çmendurisë njerëzore, aty ku thellësia e vrerit njerëzor e tejkalon realen…”I vdekuri gabimisht “. Piktori Lucio Predonzani, një ditë kur e hapi gazetën e përditshme , u shtang kur e  lexoi nekrologun e vet. Edhe pse s’ka të bëjë me “Pas vdekjes” së Çajupit, që është një humor e kritikë për mendjemëdhenjtë shqiptarë si dr. Adha’muti, jo, këtu kemi të bëjmë me katarzën mendore të ambientit ku jetonte Luçio I shkretë.

Edhe pas ankimit të tij te kryeredaktori i gazetës, ai e bindi atë se pas vdekjes së tij pikturave do t’u shtohej vlera dhe se do të kishte një përfitim të madh. Piktori nuk kishte zgjidhje tjetër , pos të fshihet nga opinion, e gruaja e tij t’i pret e përcjell shokët e miqtë (Oskar Pradeli, haptazi ia përvetësoi gruan…) t’i shiten vërtetë n’ato ditë pikturat më shtrenjtë, e ky u mbyll në një podrum …dhe dita ditës , e harruan të gjithë, duke nisë prej familjes edhe të tjerë.

Në morgun familjar shtrihej arkivoli i shtrenjtë dhe i zbrazët. Çfarë ironie të fatit…atë thjesht e vranë, e shoqja, shokët miqtë dhe shoqëria. Kur vuri re se më askush as e thirrte e as e përmendte ,një mbrëmje, vjedhurazi, shkoi në morgun familjar,  hyri në arkivolin e vet të shprazët, u shtri…dhe e mbylli kapakun. Tregimi na bën ta shohim se deri ku shkon lajthitja e trurit njerëzor…se duke qenë mire, dikujt i teket që ta zhdukë nga faqja e dheut. Sigurisht konkurrenca, që ka të bëjë me ndërgjegjen e kalbur , të ndotur njerëzore dhe të shoqërisë.

 Dino Buzzati
Dino Buzzati

Buzzati vazhdon me paraqitjen e shoqërisë mikroborgjeze, “Minjtë”, atë të fshatit  Doganella dhe miqtë e tij, bashkëshortët Korio, në villën e tyre ku shkonte vite me radhë. Ky vëren disa qejfprishje që Xhovani dhe Elena, mundoheshin ta fshehin, por syri I mprehtë i vizitorit vuri re që në ardhjen e pare se në villën e tyre pa një mi të vogël dhe pyeti a kanë vu çarqe, po ai kërceu nëpër atë bisedë.

Vitin e ardhshëm, kur i vizitoi ai dëgjoi më shumë zhurmë dhe në pyetjen e tij  Xhovani qesh dhe thotë se minj ka sa t’i numërosh me gishta. (një mospërfillje e tillë, bëri që e keqja jo vetëm të ritet por edhe të jetë kërcënuese për njerëzit).

Vitin tjetër vëren dy maçokë të mëdhenj që për pak kohë, në vend t’i zhdukin minjtë, ato ikin të kafshuar e të përgjakur. Xhorxho djali I madh tregon se mijtë janë rritur shumë dhe se I ati gënjen, e nuk I përfill aspak, derisa u bënë aq shumë me miliona dhe e zaptuan tërë shtëpinë, kështu minjtë u bënë zot të shtëpisë dhe Koriotët skllevërit e tyre.

“Minjtë” përcjellin porosinë për njeriun individ dhe kolektivitetet, nëse lejojnë të bëhen gabime të vogla e nuk merren masa, ato riten prej një gënjeshtre, një vjedhjeje të vogël që zmadhohet në diçka më të madhe që barazohet me krim, e dëmtori I vogël{miu} bëhet I madh (Staor) kështu në tërë shoqërinë, me ose pa dashje e keqja shumohet, ritet e zmadhohet deri n’ato përmasa sa më shpëtim s’ka.

Ajo është gangrene e shoqërisë. Buzzati trajton edhe tema individuale, njerëzore por të mbështjellë me metaforën dhe ironinë e mosbesimit të njeriut në vete “Kolumbra” dhe ikja prej asaj bestytërie gjithmonë, prishjes së qetësisë shpirtërore jo vetëm të vetes por edhe të familjes; ky është një rrëfim të ikjes prej fatit , mirësisë, begatisë e mirëqenies.

Stefano Rodi në ditëlindjen e dymbëdhjetë shprehu dëshirë të bëhet marinar e kapiten anijeje, por atë ditë ai pa një peshkaqen të madh të zi që e ndiqte anijen. Kuptoi pej babait se peshkaqeni quhet Kolumbra, se nëse ia vë syrin dikujt , e ndjek tërë jetën , derisa ta përmbin. Ashtu ishte besimi I tërë marinarëve….prandaj Stefano e la detin, e më pas ku I mbushi njëzet e dy vjet, bleu një anije dhe nisi të tregtojë. Kolumbra e ndiqte e ky ruhej…derisa kur u plak, vendosi të përballet me atë, dhe kur me forcën e fundit deshi t’ia ngulë fuzhnjën në kokë, Kolumbra i foli: “Ç’rrugë të gjatë kam bërë, duke të ndjekë, u lodha më, ti ikje e ikje asgjë nuk kuptove. E çfarë të kuptoja- pyeti Stefano

Unë nuk të ndiqja të të gllabëroj, por mbreti I detit më kishte ngarkuar të ta jepja këtë dhuratë. Dhe peshkaqeni, hapi gojën e nxori gjuhën duke ia dhënë një sferë të vogël fosforeshentë. Stefano e morri në dorë. Ishte perla e detit që jep fat, fuqi dashuri dhe paqe shpirtërore por tashmë ishte tepër vonë…

Vepra Gruaja me flatra

Kështu Buzzati parakalon nëpër fatet njerëzorë, atë që njeriu nuk e kupton ese fiksohet” Vajza që bie” e tërë jetën e kalon duke ëndërruar e duke mos e pare realitetin. E mposht plakja dhe mbetet e vetmuar , vdes, duke mos arrijë ta shijojë jetën. Përafërsisht është edhe një gjendje amorfe, në ”Ashensori” ku fati  përzihet, por dy të rinjtë nuk e shohin atë që kanë, por atë që duan.

Në “Kapota” është historia e trishtë e një ushtari që nuk kishte ardhë e asnjë lajm s’kishte çuar plot dy vjet, e një ditë kur do të paraqitet në derë e gazmendi i nënës ishte pakufi, aq sa të sheh e të kuptojë se Ai, nuk qe djali, por hija e tij, i mbështjellë me të gjitha tmerret e luftës, të fshehur brenda kapotës, që deshi ta fshehë, por doli duke shqiptuar lamtumirën e dhimbshme që ia la nënës e vëllait, që nuk kuptonin asgjë. Jashtë e pritte me padurim vdekja.

Në “Obut” ,varrimet dhe dy opsionet, që i parashtron autori: I-dashuritë më të mëdha dhe të sinqerta rezistojnë 6-7 ditë dhe atëherë kot t’i marrim seriozisht, dhe II-kundrejt vdekjes, gjithçka është hipokrizi, qoftë edhe në mirëbesim- thekson Buzzati. Faktikisht ai e parashtron çështjen e humbjes së njeriut të dashur, ai harrohet , ndërsa jeta vazhdon. Në “Ballkonin e burgut” një dënim I përjetshëm  për kriminelët por me një shans të flasin para turmës qindëshe, dhe nëse duartrokasin , I  burgosuri lirohej. Kjo nuk kishte ndodhë asnjëherë, derisa njëri u hyri në mendjen e turmës në shpirtin e zi, dhe në vend të kërkonte falje për krimin, ky përveç që e pranoi, filloi t’i lusë ta shajnë duke thënë se ishte I keq, nuk e donte familjen se aty në burg ishte I lumtur, dhe I luste të fërshëllenin…ky I burgosur arriti turmës duhmën e urrejtjes t’ia ngjallë. Jo, ai të jetë i lumtur??? mendonte turma, prandaj nga dashakeqësia, nisin të duartrokasin, një, dhjetë, njëqind here …dhe pas vetes dëgjoi: mbathja, je I lirë.

Kështu duke i radhitë tregimet një pas një,  shohim hipokrizinë e shoqërisë, egoizmin e individit, alegorinë dhe mitin e dashurisë së rrejshme për interes dhe pasuri “Skllav”, këtu plaku duke e pare me sy , duke e ndjerë dhe ditë, se Klara e re, gruaja që e donte më shumë se jetën, po e helmon, i pranon kapriçiot e saj, shtirjen gjoja e zemëruar, ai sërish  i kërkon falje , sepse pa atë s’mund të jetonte…tregimi mbaron me fjalët e tij: Edhe vdekja është e ëmbël përderisa vjen nga dora e Klarës.

Kështu duke e shfletuar këtë vepër, isha duke I përpirë faqet një nga një, duke parë në tregimin “Gruaja me flatra”, se I tërë banaliteti i rremë i moralit, të mbështjellë me ironi e satire, marrëzitë dhe mëkate ishin të të imponuar, sepse duke e izoluar Luçinën, mëkati ishte në dukje. Këtu nuk ka aspak qeshje, edhe po të ketë, është aq therëse dhe e dhimbshme. Buzzatin e shohim përtej mbulesës së mospërfilljes e stereotipave, ku e padit njeriun për marrëzitë, mëkatet, harresën dhe dashakeqësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button