RMV, vdekshmëria e pacientëve me kovid drastikisht e lartë në qytetet ku ka përqindje të ulët vaksinimi

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë valës së katërt të kovid, në periudhën nga korriku deri në fund të gushtit, analizat epidemiologjike tregojnë se vdekshmëria më e lartë në mesin e pacientëve me kovid ishte në qytetet ku kishte përqindjen më të ulët të popullsisë së vaksinuar, transmeton Portalb.mk.

Në qytetet si Gjevgjelia, Kavadari, Resnja dhe Berova ku vaksinim i popullsisë është midis 54-61%, numri i vdekjeve është më i ulëti, gjegjësisht ka nga një të vdekur. Tetova, priti valën me vetëm 19% të qytetarëve të vaksinuar në korrik, atje kishte presionin më të madh mbi spitalet, numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar dhe numrin më të lartë të vdekjeve, 106 deri në fund të gushtit. Javët e fundit, interesi për vaksinim në Tetovë është rritur në mënyrë drastike dhe është gati 37%. Situatëe ngjashme është edhe në Gostivar ku kishte numër të ulët të të vaksinuarve, në këtë qytet vaksinimi i të rriturve deri në fund të gushtit është nën 30%, kurse numri i të vdekurve me kovid është 73.

Përqindja e vaksinimit nëpër qytete, foto: Ministria e Shëndetësisë

“Është koha për mënjanimin e të gjitha keqkuptimeve në lidhje me vaksinat dhe të kapemi për vaktesh dhe provash reale që në fakt na tregojnë se sa të rëndësishme dhe efektive janë ato. Qëllimi është të mposhtim virusin, kurse atë do ta bëjmë vetëm me imunizim masiv të të gjithë popullatës. Vetëm në këtë mënyrë mund të jetojmë përsëri lirshëm, pa kufizime dhe pa masa shtrënguese”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përndryshe, dje janë regjistruar 760 raste të reja me kovid-19 nga 5742 testime të kryera, u shëruan 644, ndërsa 23 vdiqën. Numri i rasteve aktive në vend është 14.878.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button