Ah, qyteti im i vogël!

Tek ty më asgjë nuk gjeta,

Pyeta veten disa herë, a thua jam diku tjetër?

Kërkova në çdo cep, plagët e gjurit tim.

Kërkova shokët e fëmijërisë, më thanë që gjithë, paskan shkuar në mërgim!!!!

Sytë mu mbushën me lot, deri sa shkoja në lagjen tjetër, gjithçka ishte shkatërruar.

Ahh, qyteti im i vjetër……

Sdi kush ta bëri ty këtë,

Pyesja veten unë e shkreta?!

Mu ngjallën kujtimet e vjetra….Po filloj tmë mbys heshtja.

Si na harrove ti kaq shpejt, ne tek ty mbanim shpresa.

E çfarë gjeta më shumë, më shumë humbje se gjallesa.

Oo dallgët e qytetit tim, dikur të fort po tregonit veten!!

Oligarkët paskan hyrë, edhe në qytetin tim të vjetër.

Po kërkoja lodrën tim, në fushat e blerta

Por më shumë gjeta valixhe, se aty fshihej e vërteta.

Në stacionin e autobusëve, pothuajse gjeta gjithë qytetin. Gjithkush ishte ulur për të shkuar në vend tjetër.

Ndërrova rrugë për të parë diçka tjetër. Joo, nuk ishte si dikur asgjë në atë vend të vjetër.

E përhumbur në mendime, si shkoj kështu jeta…Më kaloj aty pranë, një plak i vjetër

-Më pyeti? Mos ke humbur rrugën, autobusi është në anën tjetër. Fjalët më zunë grykën, edhe lotët më mjegulluan pamjen, ula kokën dhe vazhdova rrugën.

Ecja në çdo cep të atij qyteti, të gjeja të paktën fëmijërinë time. Ne çdo kalldrëm shihja, mos fshihej vallë një varrë, një shkronjë, një emër i atyre viteve që unë kalova me aq nostalgji.

Të merrja të paktën një kujtim, e sa herë ta shihja, ti tregoja shpirtit gjurmët e prejardhjes time..

Ai vend ishte plot kujtime, ëndrra, dashuriii….

Por jeta nuk u sigurua kurrë

“Lufta nuk është vetëm me armë”

 

Shkruan: Emira Pervizi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button