Ish-kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Shaqiri tashmë trajner i ekipit zviceran

Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, strugani Artim Shaqiri do të jetë trajneri i ekipit zviceran FC Schaffhausen, transmeton Portalb.mk.

Zyrtarizimin e këtij transferimi e ka shpalosur vetë ekipi zviceran i cili garon në kategorinë e dytë, në Challenge League, ku këtë vit ka regjistruar një fitore, tri humbje dhe një fitore.

Në këtë skuadër luan edhe mbrojtësi Bujar Lika, Amir Saipi, Leonit Sahitaj, Drilon Kastrati, Uran Bislimi, Jetmir Krasniqi, Mërgim Bajrami dhe Valon Hamdiu.

Raportohet që Shaqiri tashmë është në pozitën ku para tij ka qenë Murat Yakin, tashmë trajner i Përfaqësueses së Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button