SHBA, 1.970 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 642.093, prej të cilëve 1.970 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 39,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,38 milionë raste të konfirmuara dhe 66.036 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 205,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 174,6 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 74 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button