Përmbytje në New York dhe New Jersey, 8 të vdekur

Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën në New York dhe Passaic të New Jersey në SHBA si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura ndërkohë në New York është shpallur edhe gjendje e jashtëzakonshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Departamenti i Policisë së New York-ut, në qytet si pasojë e stuhisë dhe përmbytjeve kanë humbur jetën 7 persona në mesin e të cilëve edhe një fëmijë.

Kryetari i Komunës së Passaic, Hector Loca tha se një person në qytet ka humbur jetën, automjeti i të cilit ka mbetur nën ujë.

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio në deklaratën nga Twitteri, njoftoi se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në New York ndërsa situatën e krijuar e quajti si “përmbytje brutale dhe kushte të rrezikshme nëpër rrugë”.

Pamjet dhe fotot në mediat sociale tregojnë rrugë, shtëpi dhe stacione metroje të përmbytura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button