Nis fushata ‘Java e Jetimit’

OH ‘Kalliri i Mirësisë’, gjatë kësaj jave do të organizojë fushatën ‘Java e Jetimit’.

Prej sot deri më 21 prill, në kuadër të kësaj fushate do të tentohet sensibilizimi i shoqërisë për të ndihmuar kategorinë e fëmijëve jetimë, thotë kryetari i Organizatës Rufat Sherifi.

‘Vendosëm të realizojmë këtë fushatë nëpërmjet të cilës duam te sensibilizojmë opinionin për të ndihmuar kategorinë e bonjakëve, apo fëmijëve të cilët më së tepërmi kanë nevojë, për një ndihmë dhe një kujdes nga shoqëria. Fushata realizohet për disa qëllime, një është sensibilizimi i popullatës, e dyta është ngritja e vetëdijes dhe e treta është motivimi dhe stimulimi i jetimëve që të jenë më kreativ dhe më aktiv në jetën e përditshme dhe të integrohen në shoqëri’ tha Sherifi.

‘Nëpërmjet kësaj fushate tentojmë tu japim rastin jetimëve të kyçen në disa projekte edukative, sportive dhe kulturore, pjesëmarrje e tyre ne konkursin letrat ku janë ftuar që të marrin pjesë me prozë me temën ‘Dëshira e një jetimi’, në këtë mënyrë të shfaqen potencialet e tyre dhe aftësitë e tyre të lëmive të ndryshme dhe pa dyshim kjo fushatë insiston edhe në atë që gjatë këtyre ditëve popullata të solidarizohet me këtë kategori të fëmijëve, të ndihmon dhe ndihmat e tyre të ofrohen drejt largimit të brengave’ tha më tej ai.

Në kuadër të fushatës, të mërkurën organizohet tribunë shkencore, në sallën kuvendore të Komunës Çair, me fillim në orën 17.

Me 19 prill do të mbahet Koncert humanitar me fillim në orën 20 në restoranin New Star, ku pritet të marrin pjesë Shyrete Beluli, Mahmut Ferati dhe ansambli i valleve Emin Duraku.

Të shtunën do të ketë aktivitete sportive në Saraj, ndërsa të dielën ditën kur mbyllet fushata do të organizohet një mëngjes i përbashkët me donator dhe jetime në Restoranin Biznis, me fillim në orën 10.00./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button