Fondacioni Metamorfozis me ndihmë teknike në hartimin e Ligjit të ri për përdorimin e të dhënave nga sektorit publik

Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID për angazhimin e qytetarëve, do të sigurojë ndihmë teknike për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MShIA) për përgatitjen e Ligjit të ri për përdorimin e të dhënave nga sektorit publik, i cili duhet të harmonizohet me direktivën përkatëse të Bashkimit Evropian (BE), informuan nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, transmeton Portalb.mk.

“MShIA në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID -it për pjesëmarrjen qytetare, në periudhën e ardhshme do të zbatojë aktivitete për harmonizimin e Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik me direktivën e BE -së. Në këtë rast, do të analizohet ligji ekzistues për përdorimin e të dhënave, do të vlerësohet ndikimi i rregullores në zgjidhjen e re ligjore, si dhe ligji i ri që do të përgatitet me përdorimin e analizave dhe opinionit të ekspertëve dhe në konsultim me të gjitha palët e interesuara”, informoi Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.

MShIA informon gjithashtu se Fondacioni Metamorfozis tashmë ka shpallur thirrje për angazhimin e ekspertëve, të cilët do të angazhohen në hartimin e ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button