Mariçiq: Plani është që vitin e ardhshëm të digjitalizohen të dyqind sallat gjyqësore

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot njoftoi se është bërë plan për digjitalizimin, me të cilin do të mundësohet që pothuajse të gjitha 200 salla gjyqësore në të gjithë vendin të pajisen me pajisje të përshtatshme, të cilat janë dhuruar nga disa subjekte të huaja, ambasadat ShBA-së dhe norvegjeze, OSBE -ja dhe BE-ja. Digjitalizimi duhet të mundësojë zhvillimin e gjykimeve online. Mariçiq përgëzoi Gjykatën në Kavadar, si më e përgatitura dhe e para në procesin e digjitalizimit, transmeton Portalb.mk.

“Kjo duhet t’u mundësojë kudo në të gjithë vendin të kenë pajisje dhe gatishmëri të mjaftueshme për zhillimin e gjykimeve online aty ku do të jetë e nevojshme dhe e patjetërsueshme, por gjithashtu edhe publiku të jetë në gjendje t’i ndjekë gjykimet pa pasur nevojë të jetë i pranishëm fizikisht”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se për tu zbatuar plani për digjitalizimin, nevojiten ndryshime ligjore.

“Ne tashmë në Ligjin për procedurë civile i cili është në Kuvend i kemi bërë ato ndryshime. Në Ligji për procedurën penale po punohet në këtë drejtim. Qëllimi ynë i thjeshtë është të kemi gjykim të shpejtë dhe efikas pa vonesa të pafundme dhe pa mundësi devijimi ose manipulimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohë pandemie kur pandemia është në fakt një pengesë objektive për veprime efektive, por ndonjëherë përdoret edhe për vonesa. Qëllimi ynë është që vitin e ardhshëm  të kemi pajisje të instaluara në të gjithë vendin, përmes këtyre 200 sallave gjyqësore dhe natyrisht që të pajisim sallën e gjyqit në burgun “Idrizovo”me çka do të zvogëloheshin në mënyrë domethënëse harxhimet dhe do të lehtësonte gjykimet të paktën për rajonin e Shkupit”, theksoi Mariçiq.

Ai shtoi se plani për digjitalizimin përfshin rajonin e Shtipit, veçanërisht gjykatat e apelit dhe ato themelore që kanë numrin më të madh të çështjeve do të përfshihen pasi është më e nevojshme.

Lidhur me vendet e zbrazëta në gjykata dhe mungesën e gjyqtarëve, siç është gjykata e Vinicës e cila ka vetëm një gjyqtar, ministri i Drejtësisë theksoi se për gjykatat e shkallës së parë ekziston vetëm një mënyrë e zgjedhjes së gjyqtarëve, dhe kjo është nga ata që përfundojnë Akademinë për gjyqtarët dhe prokurorët publikë.

“Për zgjedhjen e gjyqtarëve ose prokurorëve patjetër të pritet gjenerata e re, të cilët duhet të përfundojnë deri në qershor ose deri në fund të vitit shkollor dhe në vjeshtë, domethënë në shtator- tetor të vitit 2022 do të mund të zgjidhen ata gjykatës ose prokuror. Bëhet fjalë për 60 kandidatë. Deri atëherë, nuk kemi asnjë mënyrë për të zgjedhur gjyqtarë të rinj. Deri atëherë, gjykatat do të duhet të merren me numrin e çështjeve dhe vëllimin e punës duke e organizuar punën në marrëveshje me Këshillin Gjyqësor”, thotë Mariçiq.

Ai është i vetëdijshëm se duhet të plotësohen disa vende me qëllim që ato gjykata të funksionojnë më mirë, por thotë se duhet të pritet një vit q të mund të kryhet zgjedhje e përshkatëshme nga ana e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve pas diplomimit të akademikëve.

“Në Kriva Pallankë 12 vjet nuk ka prokuror, në vende të tjera ka edhe numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve, ka një ose asnjë gjyqtar. Jemi të vetëdijshëm për atë problem. Në fakt, mendoj se Këshilli Gjyqësor tani ka zgjedhur, këtë verë, gjashtë gjyqtarë të rinj nga gjenerata e fundit e akademikëve të cilët ende nuk janë zgjedhur dhe disa prej tyre janë deleguar në Berovë, disa prej tyre janë deleguar në Krushevë, kështu që Këshilli Gjyqësor kujdeset për plotësimin e këtyre vendeve”, thotë Mariçiq.

E gjithë procedura e digjitalizimit të gjykatave pritej të përfundojë deri në fund të vitit 2021, megjithatë duket se institucionet dështuan edhe në këtë premtim.

Reformat në pushtetin gjyqësor vazhdojnë të jenë pika e zezë e  të gjitha pushteteve të deritanishme, të cilat nuk arritën që ta ndajnë nga ndikimet politike. Pandemia e virusit korona i la në hije këto reforma, të cilat përveç se janë të rëndësishme për vetë funksionimin e shtetit ligjor, janë dhe kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button