Problemi i të pavaksinuarve do të zgjidhet me rotacion të regjistruesve

Numri i atyre që nuk dëshirojnë të fusin brenda në shtëpi regjistrues nëse ai nuk është i vaksinuar është gjithnjë e më i madh, nga frika e infektimi me korona virus, ndërsa regjistrimi fillon të dielën më 5 shtator, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë me ato të cilët nuk dëshirojnë të fusin në shtëpi regjistrues për shkak se nuk është i vaksinuar, kryeministri Zoran Zaev tha se, fillimisht do të tentojnë ta zgjidhin problemin me fleksibilitet maksimal.

“Kur do të ndodhin raste të tilla, mund të bëhet rotacion i regjistruesve që të mund të realizohen kërkesat dhe pritjet e qytetarëve. Me të vërtetë është e vogël përqindja e reagimeve të këtilla sepse edhe pjesa më e madhe e regjistruesve janë të vaksinuar, ndërsa edhe më shumë se 50 përqind e qytetarëve mbi 40 vjet janë gjithashtu të vaksinuar”, tha Zaev, gjatë vizitës në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”.

Ndërkaq, sipas ligjit për regjistrim, nëse një person fizik refuzon t’i jap të dhënat që kërkohen prej tij për regjistrim apo nëse jep të dhëna të pasakta, do të shqiptohet gjobë për shkelje në vlerë prej 200 deri në 300 euro në kundërvlerë me denarin.

Në regjistrimin e ardhshëm, i cili do të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator, mbi 5.500 regjistrues duhet t’i vizitojnë shtëpitë e qytetarëve. Për regjistrim nuk nevojitet pasaportë valide, por numër unik identifikimi. Nëpër shtëpi do të shkojë një regjistrues, përveç në zonat ku ka shumë bashkësi etnike. Regjistrimi do të zhvillohet në 7 gjuhë. Regjistruesit me vete do të marrin laptop, kurse qytetarët do të duhet t’u përgjigjen rreth 60 pyetjeve. Të dhënat e futura do të shkojnë menjëherë në bazën e të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave dhe do të kryqëzohen me bazat e të dhënave të tjera, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kadastrën, Agjencinë për Punësim, DAP-in, etj. Pyetësorët me të dhëna të rreme do të refuzohen automatikisht dhe do të shkojnë për verifikim shtesë. Kjo është paraparë me Metodologjinë e regjistrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button