RMV, deri më 15 shtator rrjedhin aplikimet e bursave për nxënësit e shkollave të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në rrjedhë është aplikimi për konkurset e reja për ndarjen e bursave të shkollave të mesme për vitin shkollor 2021-2022, si dhe dorëzimi i dokumenteve për rinovimin e të drejtës së bursës për përfituesit aktualë që kanë arritur të njëjtën gjë në një nga vitet e kaluara shkollore, ndërsa plotësojnë kushtet për vazhdimin e të njëjtës, transmeton Portalb.mk.

Konkurset për ndarjen e bursave të nxënësve janë publikuar në linkun vijues. Në secilin prej tyre janë përmendur kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet për aplikim me qëllim ushtrimin e të drejtës për shfrytëzimin e bursës përkatëse.

“Procedura për aplikim për bursë është e digjitalizuar përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk, me çka thjeshton ndjeshëm mënyrën e ushtrimit të të drejtës. Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë një aplikim në letër (fletë regjistrimi) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërdrejt ose me postë – dërgesa e parashtruar me kthim në adresë ” Shën Kirili dhe Metodi “Bulevardi Nr. 54, 1000 Shkup). Aplikimi zgjat deri më 15 shtator 2021. Paraqitja e dokumenteve për zgjatjen e së drejtës për bursë të fituar në një nga vitet e kaluara zgjat deri më 30 shtator 2021. Çdo përfitues i bursës, në mënyrë elektronike në portalin përmendur ose në formë letre duhet të paraqesë Çertifikatë për nxënës të rregullt për vitin akademik 2021/2022 dhe një kopje të certifikatës së fundit”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron mbështetje për aplikantët përmes Sektorit për stadart të nxënësve dhe e studentëve. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit në këtë sektor, janë të shënuara në linkun vijues.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria këtë vit vendosën të ndryshojnë ndjeshëm politikën e bursave për nxënës, me qëllim që të plotësojnë nevojat e sa më shumë të rinjve, por edhe të marrin shuma mujore të shtuara që me të vërtetë do ta ndiejnë mbështetjen të cilën shteti ua siguron gjatë procesit arsmior.

Kështu, për shumicën e kategorive të bursave për nxënës që janë ndarë deri më tani, shumat mujore janë rritur me rreth 60 përqind, ndërsa gjithashtu janë futur kategori të reja, nga të cilat, më të rëndësishme janë ato për nxënësit që do të regjistrohen paralele duale, në profesione deficitare ose në arsimin e mesëm profesional trevjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button